Vritet shqiptarja, nen hetim bashkeshorti
Detroit- Burri masakron me thike per vdekje bashkeshorten ne sy te femijeve pas nje grindjeje ne familje. Ngjarja ka ndodhur diten e shtune ne Dove Lain, pjese e provinces Chesterfield ne Detroit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Viktima eshte nje 41-vjecare, kurse i dyshuari, tashme i arrestuar nga policia amerikane, nje shqiptar 45 vjecar, rezident ne kete vend prej kohesh. Cifti kishte emigruar nga Shqiperia dhe sipas fqinjeve eshte vendosur ne "Bllokun 50000" vetem 5 muaj me pare. Burri dhe nje nga femijet kishin telefonuar 911 duke kerkuar ndihme dhe policet gjeten me shume plage ne kurriz dhe pjese te tjera te trupit nenen e dy femijeve. Megjithese u dergua me urgjence per ne spital, gruaja ka humbur jeten si pasoje e tortures fizike. Dy femijet e ciftit, 11 dhe 16 vjec, jane derguar ne nje qender trajtimi kunder traumave, pasi kane pare te gjithe skenen, kurse i dyshuari u ndalua ne rajonin e policise per krimin. Nuk behen publik identitetet e ciftit, por mediat amerikane raportonin se policia ka shume veshtiresi per te marre deshmine e bashkeshortit te viktimes, megjithe bashkepunimin, pasi ai flet shqip dhe per momentin eshte i pamundur perkthimi.
Deri dje ne mbremje drejtuesit e rajonit te policise se Detroit nuk dhane asnje hollesi rreth motiveve apo rrethanave te ngjarjes deri ne perkthimin e plote te deshmise se 45-vjecarit te arrestuar si i dyshuar per krimin, por edhe deshmitar. Duket se sipas deshmise fillestare te femijeve, ata kane telefonuar 911 ne prezence te babait dhe ai ka bashkepunuar, por ende nuk jane sqaruar rrethanat nese ngjarja eshte aksidentale, nje krim ne familje, apo dikush tjeter kishte vrare 41-vjecaren shqiptare. Policia amerikane ka marre nen hetim dhe vene nen akuze bashkeshortin per rrahje dhe plagosje me thike me pasoje vdekjen. Ngjarjet jane zhvilluar ne shtepine e ciftit shqiptar me banim ne Dove Lane. Ekspertet konstatuan se viktima ishte goditur disa here ne pjesen e kurrizit, ne prezence te dy djemve. Dy te miturit u derguan menjehere pas ngjarjes ne Qendren e Mbrojtjes dhe Sherbimit per kujdesje. Policet shkruajten ne raport se gruaja u gjet rreth ores 08:45 te mengjesit ne gjendje shoku dhe vdiq me pas ne spitalin "Mt. Clemens Regional" si pasoje e demtimeve dhe hemorragjise.