E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo bie ne Vlore Flamurtari shkaterron kampionet e Shqiperise

Kuqezinjte fituan me rezultatin e thelle 3-1. Laci mundi Teuten 1-0

Ashtu si ne fazen e pare edhe dje historia e takimit Flamurtari-Dinamo pati te njejtin fund edhe pse protagonistet ishin te ndryshem. Keshtu ne stadiumin Flamurtari vendasit e drejtuar nga Gugash Magani kane arritur qe te gjunjezojne fale tre golave te shenuar as me pak e as me shume por kampionen ne fuqi te vendit Dinamon. Nderkohe ne takimin e dyte te zhvilluar dje skuadra e Lacit mori maksimumin ne fushen e saj pasi mundi 1-0 ekipin e Teutes.

Flamurtari ndash Dinamo 3-1

Flamurtarit i mjaftuan vetem 2 minuta loje per te zhbllokuar rezultatin e ndeshjes me Dinamon Daniel Xhafa futi ne panik mbrojtjen blu dhe me pas i kaloi sferen partnerit te sulmit maqedonasit Bajevski. Ky i fundit goditi fort sferen qe u devijua pak edhe ne trupin e Malakarnes duke realizuar golin e pare ne trekendeshin e djathte te portierit Alban Hoxha. Me pas ne minutat ne vazhdim Dinamo zoteroi sferen nderkohe qe Flamurtari u mbyll ne gjysme fushen e vet duke kundersulmuar blute me topa te gjate te harkuar ne drejtim te Daniel Xhafes. Sidoqofte kampionet e vendit ne fuqi nuk paten qartesine e duhur cka mund tu jepte golin. Muzaka ne krahun e djathte te mesfushes ishte krejtesisht ne hije cka i detyroi blute te luajne sferen me shume nga krahu i majte aty ku Bakaj shpesh here terhiqej me shume se cduhet duke iu larguar portes vlonjate. Megjithate rastet per gol nuk u munguan miqve. Mundesi te arte per te barazuar rezultatin pati Martinena i vetem me portierin vlonjat Spaho teksa krosimin e perpikte te Viles nga e djathta e shperdoron ne menyre amatoreske. Edhe Muzaka pas nje gabimi ne zoterimin e topit nga portieri i Flamurtarit nuk ishte ne gjendje te shfrytezoje okazionin e krijuar shume afer portes vendese per te barazuar shifrat. Pas ketyre tentativave u vertetua edhe nje here thenia e vjeter e futbollit lsquopo nuk shenove do ta pesosh. Ne minuten e 40-te se pjeses se pare nje kundersulm i Flamurtarit i dha fund endrres per lavdi te Dinamos. Eumlshte pikerisht Daniel Xhafaj qe pasi mori topin rreth 30 metra larg katerkendeshit dinamovit leshoi nje silure qe edhe pse arriti ta prekte doren dhe shtyllen e majte te portierit Hoxha u ndal vetem ne rrjete. Keshtu me triumfin e paster 2-0 skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes. Me pas ne fraksionin e dyte te takimit trajneret e te dy skuadrave bene disa zevendesime. Keshtu tekniku i Flamurtarit Gugash Magani hodhi ne loje Odise Roshin i cili kthehej pas nje demtimi dhe nderhyrjeje kirurgjikale ndersa Blanko i Dinamos aktivizoi shtatlartin lushnjar te sulmit te vet Fatjon Sefa. Ne minutat e para Dinamo u mundua te reagoje me fort por topat e adresuar ne zonen vlonjate ne lartesi dhe largesi u evituan nga daljet e sigurta te portierit Spaho. Ne ate moment u duk qarte se te Dinamo askush nuk merrte persiper te organizoje dhe krijoje ne mesfushe. Bakaj u mundua te marre persiper gjithcka vete por duke qene se nuk mbeshtetej nga te tijte aksionet personale perfunduan ne rrjeten e dyshes Brahja-Veliu. Brenda pak minutave trajneret e dy skuadrave bene serish nderrimet e tyre Magani aktivizoi Gramin nderkohe qe Blanko zevendesoi si Muzaken ashtu edhe Vilen. Gjithsesi zevendesimet nuk ndryshuan historine e ketij takimi. Pas pak minutash ishin perseri vendasit ata qe realizuan edhe golin e trete Ahmataj dha nje asist per Daniel Xhafen qe evitoi edhe nderhyrjen e portierit Hoxha duke realizuar golin e dyte te tij i nenti ne kete kampionat dhe te tretin per Flamurtarin. Ne ate moment Dinamo u dorezua pasi perballe Flamurtarit nuk mund te bente me shume. Gjithsesi miqte ne minutat e mbetura e gjeten edhe kohen per te realizuar golin e nderit. Ishte pikerisht lideri i kesaj skuadre Bakaj qe realizoi nje eurogol nga 30 m distance nga porta. Topi perfundoi ne trekendeshin e majte te portierit Spaho dhe prej andej ne rrjete. Me pas gjyqtari Bardhyl Pashaj u ka mohuar bluve nje penallti teksa nje mbrojtes vlonjat eshte hedhur si portier duke e evituar golin me dore por bilbili cuditerisht heshti duke vijuar normalisht lojen.

Laci ndash Teuta 1-0

Krahas takimit te Vlores ne oren 1300 startoi edhe nje ndeshje tjeter e Superliges ajo mes Lacit dhe Teutes e cila perfundoi me fitoren minimale te vendesve. Goli i Marashit realizuar ne minuten e 72-te ka shtuar edhe 3 pike te tjera ne llogarine e kurbinasve nderkohe qe djemte e detit pavaresisht se jane paraqitur mjaft mire ne Lac kane dale duarbosh nga Kurbini ashtu si nje jave me pare nga Kruja duke koleksionuar kesisoj humbjen e dyte radhazi. Me kete fitore Laci i drejtuar nga Stavri Nica ngjitet ne kuoten e 17 pikeve ndersa Teuta mbetet ne kuoten e 15 pikeve.

Renditja

Nd. Pike

1. Flamurtari 12 28

2. Skenderbeu 12 25

3. Dinamo 12 23

4. Tirana 12 18

5. Vllaznia 12 18

6. Laci 12 17

7. Teuta 12 15

8. Shkumbini 11 14

9. Kastrioti 11 11

10. Bylis 12 11

11. Besa 12 8

12. Elbasani 12 6

Rezultatet

Te premten

Bylis -Vllaznia 0-0

Te shtunen

Tirana - Elbasani 3-1

Pejic 34 59 Morina 90-3 / E.Dalipi 60

Skenderbeu-Besa 4-0

Jakupi 42 aut Brkic 52 86 Jolic 77

Dje

Flamurtari-Dinamo 3-1

Bajevski 3 D.Xhafaj 39 71

Laci-Teuta 1-0

Marashi 72

Sot

Kastrioti-Shkumbini ora 1300

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›