Seria A Interi hyn ne krize te thelle

Ne Verona kampionet e Italise munden 2-1 nga Kievo. Gjate takimit Eto ishte protagonist i nje faulli te rende
Kriza e kampioneve merr nje tjeter permase pas humbjes 2-1 ne fushen e Kievos. Pas humbjes ne derbi nje jave me pare zikaltrit gjithckafitues te sezonit qe shkoi arkivojne nje tjeter deshtim ne kampionat duke u dorezuar ne fushen e Kievos. Mungesat e panumerta lojtare jashte forme Kambiaso dhe Shnajder dhe nje terren i veshtire ne Bentegoti ishin perberesit qe gatuan te dyten humbje radhazi per Interin. Skuadra e Benitezit mbi koken e te cilit po fillojne te qarkullojne hijet e shkarkimit nuk shijon nje fitore prej kater javesh ne kampionat nderkohe qe ajo e djeshmja ishte e treta humbje ne 13 jave.
Kronika
Per ta nisur ters pasditen e skuadres nga Milano mendoi Pandev qe i vetem me porten godet shtyllen ne minuten e 13-te e me pas Pelisier gjeti avantazhin ne te 29-en minute Protagonist negativ u be edhe Samuel Eto qe ne minuten e 37-te i dha mbrojtesit Sezar nje goditje me koke si ajo qe Zidani i dha Materacit ne finalen e Boterorit te 2006-es ne Berlin. Asnjeri prej gjyqtareve nuk pa gje por kamerunasi veshtire se mund ti shpetoje proves televizive duke rrezikuar dy deri ne kater jave denim. Goditja tjeter per zikaltrit erdhi tete minuta nga fundi kur Moskardeli i futur ne vend te Pelisierit dyfishon avantazhin e veronezeve. Goli i bukur i Etose ne minuten e dyte te shteses i sherben keshtu ketij te fundit vetem per statistike personale pasi Interi doli kokulur nga Bentegoti.
Benitez Kam besimin e Moratit tani na pret Tvente
Benitezi do te qendroje edhe nese humb ne Verona. Keto ishin fjalet e presidentit Morati para takimit me Kievon ndeshje te cilen Interi e humbi dje me rezultatin minimal 2-1. Keshtu ne baze te fjaleve te Moratit Benitezi qendron ashtu sic do te qendrojne rete mbi tere ambientin zikalter pas distances prej nente pikesh qe kane me Milanin kryesues. Kjo situate do te perkeqesohet edhe me shume ne fillim te janarit duke qene se Interi do te shtyje dy takime te Serise A pasi do te luaje Kupen e Botes per Klube. Gjithsesi perpos kesaj situate gri vete tekniku spanjoll beson ende tek aftesite e veta dhe te lojtareve te tij. Pas ndeshjes me Kievon Benitezi u shpreh se e ndien akoma qe ka besimin e presidentit Morati. Raporti me presidentin nuk do te ndryshoje. Mendoj se ende kam besimin e tij. Do te mundohemi te shikojme perpara pasi kemi nje ndeshje te rendesishme ne Ligen e Kampioneve ndaj Tventes - tha tekniku spanjoll. Me tej ky komentoi edhe ndeshjen e humbur ne Verona Mendoj se na mungoi shume qetesia. Pasi pesuam golin e pare une pashe se skuadra kishte shume karakter. Djemte reaguan mire. Them se e kerkuam golin duke u ngutur shume. Ne keto ndeshje mire eshte qe te shenosh qe ne fillim dhe ne nuk beme dicka te tille. Me duhet te pranoj se kemi humbur shume raste te pastra shenimi si dhe portieri i tyre ka pritur disa topa mjaft mire. Tani per tani eshte e kote qe te komentoj por jemi ne kete situate per faj te demtimeve ndash nenvizoi Benitezi. - Keto dite po pergatis faktikisht mbrojtjen me lojtare te ndryshem. Nje here me Materacin nje here Kivun nje here me Kordoben dhe nje here me Santonin. E perseris demtimet na kane penguar jo pak. Nga fillimi i sezonit kemi filluar te humbim lojtare si Stankovic Mota Kambiaso Muntari dhe Margi. Demtimet e tyre i ndien shume mbrojtja. Per sa u perket te rinjve mendoj se ata duhet te luajne prane lojtareve me te vjeter qe te mesojne sa me shume. Ne fund te fjales se tij Benitezi la te kuptohet se pas kesaj humbjeje asgje nuk do te ndryshoje tek zikaltrit. Nuk mendoj se do te me pushojne tani po mendoj vetem per takimin ndaj Tventes. Ndaj tyre ne mund te arrijme te kualifikohemi per me tej ne Ligen e Kampioneve. Kjo do te ishte nje arritje per tere ekipin qe tani eshte paksa ne veshtiresi. Mendoj se kete moment duhet ta kalojme vetem duke qendruar prane njeri-tjetrit - tha Benitezi.
Rezultatet
Te shtunen
Roma 2 - 0 Udineze
Milan 1 - 0 Fiorentina
Te dielen
Xhenova 0 - 2 Juventus
Breshia 1 - 2 Kaljari
Katania 1 - 0 Bari
Cezena 1 - 2 Palermo
Kievo 2 - 1 Inter
Lece 2 - 3 Sampdoria
Parma 1 - 1 Lacio
Napoli 2 ndash 0 Bolonja
Renditja
Nd. Pike
1 Milan 13 29
2 Lacio 13 26
3 Napoli 13 24
4 Juventus 13 23
5 Roma 13 22
6 Inter 13 20
7 Palermo 13 20
8 Sampdoria 13 19
9 Kievo 13 19
10 Katania 13 17
11 Udineze 13 17
12 Genoa 13 17
13 Fiorentina 13 15
14 Parma 13 15
15 Kaliari 13 14
16 Bolonja 13 14
17 Lece 13 12
18 Breshia 13 11
19 Cezena 13 11
20 Bari 13 9