Pas interesimit të Edi Ramës, dy ish- të përndjekurit e djegur mund të kurohen jashtë
Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko, dy ish- të përndjekurit që tentuan vetëflijimin, mund të kurohen jashtë vendit. Zyra e shtypit e Partisë Socialiste bën me dije se pas interesimit të kryetarit Edi Rama, do të tentohet që nesër ata të dy të transportohen drejt Greqisë dhe Italisë për një trajtim më të specializuar në qendrat e djegieve.