E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas kontrollit të Berishës, Memia shkarkon kreun e ALUIZNI-t të Tiranës

SHKRUAN: Sabina Veizaj 05-10-2011 12:23

Mungesë integriteti personal, është motivacioni për të cilin është shkarkuar nga detyra që mbante kreu i Legalizimeve të Qarkut të Tiranës, Ferdinand Shehu. Por pas këtij largimi të beftë duket se, qëndron një urdhër i Kryeministrisë për Drejtorinë Legalizimeve. Një mbështetës i hershëm i kryeministrit Berisha, prej vitesh në krye të ALUIZNI-t, Shaban Memia, rrezikon detyrën për shkak të procesit të dështuar të legalizimeve. Pak ditë më parë, kryeministri Berisha ka firmosur një urdhër për një kontroll të hollësishëm në Drejtorinë e ALUIZNI-t. Për katër vjet, kreu i shkarkuar i legalizimeve të Tiranës ka punuar në hetuesinë e Vlorës dhe këtë informacion nuk e ka depozituar me ardhjen në detyrën e re të kreut të legalizimeve. Mirëpo, këtë lloj motivacioni nuk e justifikon asnjë bazë ligjore.

Motivacioni

Sipas vendimit të zyrtyar të shkarkimit të Shehut bëhet e ditur se, ky i fundit ka shkelur performancën e detyrimeve ligjore duke mashtruar dhe manipuluar. Sipas këtij vendimi, Ferdinand Shehu nuk ka deklaruar 4 vjet punë në hetuesinë e qytetit të Vlorës dhe punën si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik. Përfaqësuesja e ALUIZNI-t Shpresa Muha bëri me dije se, suksesi i reformës për ligjërimin e pasurive informale, si një sfidë e rëndësishme e Qeverisë Shqiptare, ka treguar me rezultate, se ka përmbushur pritshmëritë dhe objektivat për të cilat është ndërrmarrë. Në motivacionin e ALUIZNIT thuhet se, natyra tërësisht publike e veprimtarisë dhe vlerësimi maksimal ndaj transparencës, si detyrim ligjor dhe si një pikë kyçe në funksion të suksesit, n’a obligon të mbajmë qëndrim të hapur ndaj personave, fenomeneve e veprimeve antiligjore, bashkëudhëtare të procesit.Sipas të njëtit njoftim sqarohet se, krahas punës voluminoze e komplekse, përkujdesja e vazhdueshme e institucionit, ka qenë e mbetet dhe ruajtja e integritetit institucional, përmes përzgjedhjes së funksionarëve e nëpunësve me integritet moral e profesional. “Për fat të keq, kjo përzgjedhje jo çdo herë ka qenë e duhura, madje dhe në nivele të larta drejtuese të Agjencisë.” Thuhet në motivacionin zyrtar të Memisë. Sipas njoftiomit, rasti i drejtorit, të ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës, dëshmon se si mungesa e integritetit personal, ka cënuar performancën në zbatimin e detyrimeve ligjore. “C’është më e rëndësishmja ajo tregon se si një funksionar publik, ka mashtruar në mënyrë zyrtare organet emëruese, përmes manipulimeve në jetëshkrim duke lënë jashtë tij, një eksperiencë pune 4 vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës, (Urdhëri nr.8 datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën një vjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e “fshirë” nga jetëshkrimi. Mungon në këtë jetëshkrim dhe detyra si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik (shkresa nr. 272, datë 13.04.1992) në profilin e kriminalistikës” thuhet në deklaratën zyrtare të ALUIZNI-t. Më tej deklarata vijon “në funksion të vlerësimit që ndaj mbi parimet morale të drejtësisë, ndershmërisë e sinqeritetit si dhe ndjeshmërisë ndaj një pjese të madhe të opinionit publik, interesat e të cilit janë të lidhura me procesin e legalizimit, vendosa për shkaqet e mësipërme, lirimin e menjëhershëm nga detyra të Z. Ferdinand Shehu, si drejtori i ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›