E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti Bedër hap dyert për studentët e tij të parë

Universiteti “Hëna e Plotë” ka hapur dyert për të pritur brezin e parë të studentëve. Në praninë e figurave të shquara, stafit akademik, përfaqësuesve të institucioneve arsimore e shkencore, si zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata, prindërve dhe studentëve, është zhvilluar dje ceremonia e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin “Hëna e Plotë” (BEDËR). “Ne sot finalizojmë hapjen e Universitetit Bedër, duke çelur kështu dyert e dijes për studentët e 2 fakulteteve dhe 5 departamenteve të ndryshme, të cilët vijnë nga disa shtete të rajonit dhe të botës me një staf të kualifikuar akademik shqiptar dhe të huaj. Kjo bën që kjo vatër diturie dhe edukimi, që në hapat e parë të saj, të jetë një universitet me përmasa ndërkombëtare, i cili do të rrezatojë gjithnjë vetëm dije, mësim, prosperitet dhe zhvillim, duke i dhënë një vlerë ndryshe dhe plot ngjyrë shoqërisë sonë dhe botës që globalizohet çdo ditë e më tepër”, - u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça.

Universiteti BEDËR u hap në prill të vitit 2011, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›