E Diel, 1 Nëntor 2026

Investitoret e huaj ministri Naco takon biznesin italian

Në një takim me biznesin italian të zonës së Friulit, ministri i ekonomisë Nasip Naço tha se së shpejti, bizneset e huaja mund të investojnë në Shqipëri nëpërmjet privatizimit të disa kompanive. Kështu ministri i ekonomisë deklaroi se së shpejti do të hapen procedurat për privatizime në sektorin minerar, por edhe atë të HEC-eve. Sipas kreut të ekonomisë dhe energjetikës, privatizimet do të jenë të sigurta 100%, duke i ftuar kështu bizneset e huaja për investime të mëtejshme në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›