E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, replika Topalli-Ruçi në këshillin e mandateve

Zëvendësimi i mandatit të deputetes së dorëhequr të PS-së Rudina Seseri ka ngjallur debate të ashpra në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve.
 

Sipas faqes së Kuvendit e cila ka publikuar të plotë mbledhjen e djeshme të këshillit të mandateve, ka pasur shkëmbim batutash mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për mundësinë e kandidimit të saj për postin e Presidentes.
 

Ja batutat mes Topallit dhe Ruçit:
Gramoz Ruçi :Nesër, njëri nga ne, nuk po ju drejtohem juve, që jeni lançuar mediatikisht si një kandidate potenciale për Presidente...

Jozefina Topalli – Kush e tha?

Gramoz Ruçi – Media.

Jozefina Topalli – Ju keni ngritur një komision, në fakt.

Gramoz Ruçi – Është njëri nga ne.

Jozefina Topalli – Si i bëni ju me komision?

Gramoz Ruçi – Ju jeni kandidate, ose unë, ose tjetri. A do të japësh dorëheqjen si deputete?

Jozefina Topalli – A e keni të shkruar në Kushtetutë për këto raste? Në qoftë se është e shkruar, thuheni.

Gramoz Ruçi – Çfarë janë këto?

Jozefina Topalli – Jo, jo unë flas me Kushtetutë, jo me ëndrra.

Gramoz Ruçi – Përfundimisht dy janë alternativat: ose në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin t`ia kaloni parlamentit dhe ai përsëri do të thotë të njëjtën gjë në zbatim të Kushtetutës, që nuk pranon të bëjë betimin dhe nuk është deputet dhe do të vazhdojë lista, ose t`ia ktheni KQZ-së dhe ajo brenda javës sjell kandidatin tjetër. Këto të dyja janë alternativat dhe nuk kemi interpretim tjetër.

Jozefina Topalli – Çfarë t`i kthej KQZ-së?

Gramoz Ruçi – T`i ktheni vendimin, sepse është në kundërshtim me Kushtetutën.

Jozefina Topalli – Unë, parlamenti, t`i them KQZ-së se e keni gabim, por unë nuk e kam këtë kompetencë, sepse po ta kem e bëj. Nuk e kam kompetencën t`i thek KQZ-së që e keni gabim, sepse i bie që të kthej 140 mandate. Nuk është Jozefina, por Shefqeti, nuk është Gramozi, por Aida.

Gramoz Ruçi – Ne jemi me të drejta të barabarta, apo jo?

Jozefina Topalli – Ju po më thoni që unë të kthej mbrapsht...

Gramoz Ruçi – Ne po ju themi mendimin tonë, vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me kodin dhe me Kushtetutën, prandaj le t’ia kthejmë dhe t`i themi se personi që na keni dërguar ju ka dhënë dorëheqjen, sepse ka një mandat si kryetar bashkie. Prandaj zbatoni listën në radhë.

Jozefina Topalli – Zoti Ruçi, unë po ju ndjek,sepse dua të arsyetoj. Problemi është se unë nuk jam Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, por e Parlamentit.

Gramoz Ruçi – Por, ne jemi Këshilli i Rregullores dhe interpretojmë Rregulloren e parlamentit dhe Kushtetutën.

Jozefina Topalli – Po, por jo vendimi e tyre. Po të isha Gjykatë Kushtetuese, ndoshta kështu do të kisha bërë.

Gramoz Ruçi – Po përse e mblodhe?

Jozefina Topalli – Sepse unë mendoj se do të më sjellë një mandat që është i vlefshëm. Deri tani kam pasur mandate të vlefshëm. Unë nuk e kam kompetencën të them që është i pavlefshëm. Ndoshta ju keni të drejtë që ai është antikushtetues, por nuk jam ajo që e vendos konfliktin midis institucioneve të tilla.

Gramoz Ruçi – Objekti të thotë se unë nuk e pranoj këtë mandat.

Jozefina Topalli – Ky është vërtet një rast i paprecedentë. Unë nuk kam parë dhe nuk kam hasur më parë në një rast të tillë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›