E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Wollfarth: Të përfundojë, s`ka shumë kohë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar sërish sot realizimin në kohë të reformës zgjedhore.
 

Në një prononcim për mediat, Ëollfarth vlerësoi punën e bërë nga komisioni për reformën zgjedhore ndërsa shtoi se ka pa kohë deri në fund të muajit, afat ky për përfundimin e reformës zgjedhore.
 

“Janë bërë përparime të mëdha për reformën zgjedhore, por nuk ka shumë kohë deri në fund të muajit” ka theksuar Wollfarth.
 

Gjithashtu ambasadori i OSBE-së ka komentuar edhe çështjen e numërimi elektronik për të cilën u ra dakort në komisionin për reformën zgjedhore duke e cilësuar atë si një process efikas.
 

I pyetur nga mediat për zgjedhjen e presidentit të ri, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë theksoi se duhet të përdoret sa më mirë koha për zgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›