E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas lejes, arratiset, kapet i dënuari me 15 vjet

Besnik Kreci

GJIROKASTER- Një i dënuar me 15 vjet burg është arrestuar në Athinë ku qëndronte që prej viti 2010. Besnik Kreci, i datëlindjes 1974, lindur dhe banues në Buz – Tepelenë , kishte dalë nga burgu me leje  tu rikthyer përsëri, por që nuk është kthyer, por është larguar për në Greqi nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek nga Kapshtica.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe ky shtetas ka qëndruar në Athinë duke u prezantuar me emër tjetër. Falë një bashkëpunimi të Policisë Kufitare  Kakavije dhe Drejtorisë së  Policisë së Qarkut  Gjirokastër me  homologët e palës greke, një ditë më parë është bërë e mundur kapja në Athinë e këtij shtetasi si dhe transportimi i tij në Kakavije , ku dhe është bërë ndalimi.

Kreci ishte duke vuajtur dënimin që prej vitit 2004  me 15 vite burg në Bënçë -Tepelenë, për veprën penale të vjedhjes me armë, pasi në vitin 2004 ky shtetas së bashku me një shtetas tjetër ka kryer vjedhje banese me armë  në fshatin Kakavije si dhe vjedhje me armë  të disa shtetasëve të cilët kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për në Greqi .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›