Itali, arrestohen 3 shqiptarë për grabitje
Policia italiane njoftoi sot arrestimin e pesë shtetasve, mes të cilëve tre shqiptarë. Nëpërmjet një operacioni blitz, policia bllokoi makinën me të cilën udhëtonin shqiptarët në Meolo (Venecia). Ata ishin të pajisur me armatim, maska dhe pranga plastike, sipas policisë, qëllimi ishte rrëmbimi i vajzës së një biznesmeni.
Shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si; Eduart Arapi Mastrangioli, 32 vjeç, i cili është edhe kreu i grupit. Më parë ishte arratisur nga një burg spanjoll ku vuante dënimin me 6 vjet heqje lirie për grabitjen e një hoteli. Eduard Lufi, 25 vjeç dhe kushëriri itij, Ledjan Lugia, 23 vjeç, të dy banues në Treviso.
Pesë të arrestuarit janë pjesë e një bande të specializuar për sulmet mbi shtëpitë e biznesmenëve. Nga hetimet e bëra, grupi i arrestuar është përgjegjës edhe për grabitje të tjera, si ajo më 16 shkurt, e muzeut në Pramaggiore (Venecia), grabitja në shtëpinë e biznesmenit Graziano Zuçhetto, i cili edhe mbeti i plagosur gjatë grabitjes.