E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, 45 rrugë do të mbajnë emërtime shqip

SHKUP- Në Këshillin e Qytetit  të Shkupit është dhënë verdikti për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, bulevardeve dhe urave. Sicc raporton televizioni Alsat-M, janë 45 rrugë që do të marrin emërtimin edhe në shqip, të propozuara nga grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Rrugët e Shkupit do të mbajnë emra dhe data të rëndësishme nga historia dhe kultura shqiptare, nga ajo më e vjetër e deri tek bashkëkohorja, por nuk janë lënë jashtë as figura të huaja që kanë kontribuar për çështjen shqiptare. Në listën prej 45 emrash renditen “13 Gushti”, “28 Nëntori”, “5 Maji”, “Skënderbeu”, “Abdyl Frashëri”, “Bajram Curri”, “Hasan Prishtina”, “Isa Boletini”, “Dervish Hima “e “Dervish Cara”, “Mbreti Gent”, “Mbretëresha Teuta”…, si dhe toponimet si “Dardania”, “Iliria”, “Arbëria”, “Shkodra”, “Prishtina” dhe “Tirana”.

Gjithsej ishin 350 propozime për riemërtimin e rrugëve, shesheve, urave. Numri më i madh i propozimeve ishin ato të grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE, gjithsej 240.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›