E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas marrjes së lajmit të vdekjes së Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Anna Lindh, si pasojë e një atentati, Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryeminist

Pas marrjes së lajmit të vdekjes së Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Anna Lindh, si pasojë e një atentati, Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Mbretërisë së Suedisë Göran Persson. Në këtë mesazh thuhet:

I nderuar zoti Kryeministër,

Me hidhërim të madh mësova lajmin e humbjes së papritur të Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjës së Nderuar Anna Lindh.

Më lejoni Shkëlqesi, që në emër të Qeverisë Shqiptare t'ju dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta. Kjo fatkeqësi përbën një humbje jo vetëm për Ju, qeverinë që ju drejtoni dhe për popullin suedez, por edhe për ne. Duke u bashkuar me dhimbjen Tuaj, dëshiroj të nënvizoj faktin se edhe ne e ndjejmë thellë humbjen e Zonjës Lindh.

Bashkë me Ju, edhe ne kemi humbur një politikane të çmuar, pasi prirja e saj europiane, e cila qëndroi në thelb të tërë kontributit të saj politik dhe diplomatik, ishte me të vërtetë një element ekuilibri që ka ndikuar, përveç të tjerave, edhe në përvijimin e rrugës dhe përpjekjeve të Shqipërisë drejt integrimit europian.

Duke shprehur edhe një herë vlerësimin më të lartë për Zonjën e Nderuar Anna Lindh dhe indinjatën time të thellë për këtë veprim kriminal, ju lutem Shkëlqesi, përcillni ngushëllimet e mia të sinqerta edhe familjes dhe të afërmëve të së ndjerës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›