E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, një letër në përvjetorin e dytë të 11 shtatorit tragjik, të sulmit terrorist ndaj kombit

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, një letër në përvjetorin e dytë të 11 shtatorit tragjik, të sulmit terrorist ndaj kombit amerikan. Në këtë mesazh Kryeministri Nano ka ritheksuar qëndrimin e Qeverisë Shqiptare, e cila është në krah të SHBA-së në luftën kundër terrorizmit global.

Në këtë mesazh shkruhet:

"I dashur Zoti President,

Më lejoni të shfrytëzoj rastin e përvjetorit të dytë të sulmeve mbi njerëzit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të shpreh në emër të të gjithë popullit shqiptar vendosmërinë tonë të palëkundur për çështjen e lirisë. Që në çastin e parë kur morëm vesh lajmin, populli i Shqipërisë dëshmoi solidaritetin me amerikanët dhe të gjithë njerëzit e lirë, duke shprehur dhimbjen e vet në të gjithë vendin. Kjo ishte dëshmia e parë e interesit tonë.

Këto reagime të para ishin simbole të atyre që ne do të përmbushim në vijim në afrimin e të dy vendeve tona dhe që u vijuan nga një numër demonstrimesh konkrete dhe zyrtare të mbështetjes me deklarime publike që vijoi me dërgimin e trupave shqiptare në Afganistan dhe Irak.

Qeveria Shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë në krah të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit global.

Unë jam i sugurt se në këtë ditë ne kemi rastin të konfirmojmë se njerëzit në Shqipëri, ashtu si dhe në anë të tjera të Botës, i kanë kushtuar një moment reflektimi dhe luten duke nxjerrë mësime nga ngjarja tragjike e 11 shtatorit".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›