Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Shkodrës, Zëvendëskryeministri Namik Dokle shkoi sot edhe në prefekturën e Pukës, zone e paraqitur më problematike gjatë kësaj pe
Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Shkodrës, Zëvendëskryeministri Namik Dokle shkoi sot edhe në prefekturën e Pukës, zone e paraqitur më problematike gjatë kësaj periudhe.
Në mbledhjen Shtabit të Emergjencës të prefekturës Zëvendëskryeministri u njoh hollësisht me situatën nga prefekti, anëtarët e tjerë të këtij shtabi e përfaqesues të pushtetit vendor. Me masat e marra gjendja në Prefekurën e Pukës është përmirësuar ndjeshëm. Të gjithë rrugët, pothuajse janë të hapura. Makineritë e vëna në dispozicion nga Ministria e Transportit e Telekomunikacionit dhe Ministria e Mbrojtjes, kanë punuar e po punojnë për 24 orë pa ndërprerje për të zhbllokuar rrugët; 60 përqind e prefekturës furnizohet me energji elektrike dhe puna nga brigadat elektrike vazhdon pa ndërprerje për të siguruar energji edhe në zonat e tjera, i është ardhur në ndihmë popullatës në nevojë etj. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës u diskutua rreth masave të menjëhershme për përmirësimin e plotë të kësaj gjendjeje.
Zëvendëskryeministri Dokle, pasi vlerësoi punën e Shtabit të Emergjencës dhe përfaqëuesve të pushtetit vendor për masat e marra deri tani, si dhe për bashkëpunimin mes strukturave të ushtrisë, forcave të policisë dhe organeve të qeverisjes vendore, në përballimin dhe mbajtjen nën kontroll të situatës, kërkoi forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi deri në përballimin e plotë të emergjencës. Ai porositi veçanrisht që të merren masa urgjente për të ndihmuar popullatën në nevojë, duke njohur të gjitha problemet që ka në komunat, zonat e fshatrat, të funksionojë pa ndërprerje rruga nacionale dhe brenda disa ditëve e gjithë prefektura të furnizohet 100 për qind me energji elektrike.
Zëvendëskryeministri Dokle theksoi vemendjen që po tregon Qeveria për përballimin e kësaj situate të vështirë, duke vënë në dukje se ndihma në fonde që miratoi Këshilli i Ministrave dje për përballimin e emergjencave duhet të shkojë menjëherë në destinacionin e duhur. Qeveria, tha Z. Dokle do të vazhdojë të ndjekë me vemendje të veçantë përmirësimin e situatës emergjente deri në përballimin e plotë të saj.