Nën drejtimin e Zëvendëskryeministri Namik Dokle, është mbledhur sot paradite, në Prefekturën e Shkodrës, Shtabi i Emergjencës, për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet e dÃ
Nën drejtimin e Zëvendëskryeministri Namik Dokle, është mbledhur sot paradite, në Prefekturën e Shkodrës, Shtabi i Emergjencës, për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet e dëborës së ditëve të fundit në zonat veriore të vendit, si dhe për të forcuar koordinimin e punës mes strukturave qendrore dhe atyre vendore, në ndihmë të banorëve të këtyre zonave në vështirësi.
Bashkë me zv/kryeministrin Dokle, në veri të vendit ndodhen sot për të ndjekur situatën nga afër edhe anëtarë të Kabinetit qeveritar, Ministri i Financave, Arben Malaj, Ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Viktor Doda dhe Ministri i Mjedisit, Et'hem Ruka.
Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës, zv/kryeministri Dokle, pasi u njoh hollësisht me gjendjen nga drejtuesit vendorë të Prefekturës Shkodër, vlerësoi bashkëpunimin mes strukturave të ushtrisë, forcave të policisë dhe organeve të qeverisjes vendore, në përballimin dhe mbajtjen nën kontroll të situatës. Ai kërkoi një gadishmëri më të madhe dhe koordinim të punës në terren mes të gjitha institucioneve, për të identifikuar nga afër problematikat specifike të çdo komune dhe zone, për t'u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë.
Z. Dokle u shpreh se në këtë mënyrë do të gjejë zbatim të saktë dhe do të shkojë në destinacionin e duhur edhe ndihma e akorduar një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, me një fond prej 80 milionë lekësh, për përballimin e emergjencave te diteve te fundit.
Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencës, Zv/kryeministri Dokle është drejtuar për në Pukë, që është edhe zona me probleme më të mëdha, për t'u njohur nga afër me gjendjen në këtë zonë dhe masat e marra. Edhe ministrat Malaj, Doda e Ruka kanë vijuar takimet në zona të tjera të veriut të vendit.