E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në ceremoninë ndërkombëtare, organizuar me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të kampit të përqëndrimit Auschwitz, në Poloni, më 27 Janar të vit

Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në ceremoninë ndërkombëtare, organizuar me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të kampit të përqëndrimit Auschwitz, në Poloni, më 27 Janar të vitit 1945.

Në ceremoninë dhe në forumin e organizuar me këtë rast në Krakov ishin të pranishëm personalitete të lartë nga e gjithë bota, si Zëvendëspresidenti amerikan Richard Cheney, Presidenti gjerman Horst Koehler, Presidenti francez Jacques Chirac, Presidenti rus Vladimir Putin, Presidenti izraelit, Moshe Katsav, Presidenti Polak, Aleksandër Kwasnieswski, Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko, Ministri i Jashtëm britanik Jack Straw, etj..

Ceremonia ka filluar me sirenën e një treni në Aushvic, simbol i mbërritjes drejt vdekjes së qindra mijërave vetëve 60 vjet më pare. Të mbijetuar të Auschwitz dhe ish-ushtarë të Ushtrisë së Kuqe kanë ndezur qirinjtë e parë në memorialin e ngritur në kamp.

Gjithashtu, Kryeministri Fatos Nano është takuar me autoritete të larta pjesëmarrëse në këtë veprimtari.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›