E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas nëntë vite mungesë, "Karnavalet e Korçës", në Metropol

Rikthehen pas nënë vitesh në skenën shqiptare komedia "Karnavalet e Korcës". Kjo vepër, e cila është e ndërtuar në tre akte, rrëfen jetën e një familjeje tregëtare korçare të vitit 1936. Sipas regjizores, Elma Dorezi, pjesa do të vijë e ndryshuar në shumë këndvështrime dhe e përshtatur në kohën ku jetojmë.
 

E ndërsa për aktorin Devis Muka të interpretosh Nikollaqin, personazhin kryesor, është e bukur por edhe një sfidë.
Nikollaqi dhe bashkëshortja e tij Olimpia, përpiqen të martojnë vajzën e tyre me një djalë që rrjedh nga një familje e pasur, në këtë mënyrë ata synojnë të rritin emrin e familjes së tyre dhe të zgjerojnë aktivitetin si tregëtarë.

Ngjarjet që rrjedhin krijojnë situata qesharake dhe tragjikomike. Premiera e shafqjes do të jepet të premten, në teatrin e Metropolit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›