Pas nje jave shpallen pretendentet
Juria e kryesuar nga shkrimtari Agron Tufa eshte ende duke shqyrtuar botimet. Ceremonia per cmimet kombetare te letersise 2010 do te mbahet ne fund te muajit janar te vitit 2011. Romani dhe proza e shkurter duket se ka me shume prurje nderkohe qe Tufa paralajmeron se nuk do te ndahen cmime ku nuk gjenden vlera te spikatura
Juria eshte ne fazen perfundimtare te perpunimet te materialeve per prurjet letrare te vitit 2010. Edhe kete vit cmimet kombetare te letersise 2010 do te mbahen ne fund te janarit te vitit 2011. Arsyeja eshte e perseritur per tu dhene mundesine e konkurrimit edhe botimeve qe dalin ne treg ditet e fundit te ketij viti. Juria e kryesuar nga shkrimtari Agron Tufa fitues i Cmimit te Madh te Letersise per vitin 2009 me librin Thembra e Akcilit me anetare Bardhyl London Virgjil Mucin Persida Asllanin dhe Balil Gjinin prej disa kohesh kane marre ne shqyrtim botimet e ketij viti. Kryetari i jurise Agron Tufa thote se jane ne proces pune dhe te gjithe jane angazhuar qe te mos lihen jashte vemendjes edhe botime qe mund te kene pasaktesuar ne vitin e regjistrimit. Sipas Tufes pas me shume se nje jave pas nje mbledhje te jurise do te percaktohet edhe nje liste me konkurrentet pretendente sipas gjinive letrare perkatese liste e cila do te vije duke u shkurtuar pas mbledhjesh te vazhdueshme te jurise. Procedura e ketij konkursi eshte e njejte me vitet e shkuara. Per sa u perket gjinive qe kane me shume prurje apo thene me sakte me shume prurje cilesore Tufa shprehet se ende nuk mund te behen percaktime perfundimtare por duket se romani dhe proza e shkurter paraqiten me fort kete vit. Kujtojme se nder vite ndaj ketij aktiviteti te pervitshem te organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Kultures ka pasur hije dyshimi per sa u perket vlerave te verteta te botimeve qe kurorezohen me cmime ne kete konkurs te prurjeve letrare. Edicioni i shkuar beri perjashtim pasi gjykimet e jurise u pershendeten nga disa intelektuale. Nderkohe cmimet qe do te ndahen jane serish te njejtat. Do te kete nje Cmim te Madh te Letersise per botimin me te mire te vitit cmimi Gjergj Fishta per esene qe ka ndikuar ne menyre te vecante ne mendimin kombetar shqiptar cmimi Faik Konica per autorin qe me ane te studimit ose kritikes ka ofruar zbulime ose interpretime bashkekohore ne fushen e kritikes letrare cmimi Fan Noli per perkthim nga gjuha e huaj ne shqipe cmimi Mitrush Kuteli per prozen e shkurter cmimi Petro Marko per romanin cmimi Migjeni per autorin qe ka mundur te percjelle te lexuesi modele te reja dhe nje nivel te spikatur letrar cmimi Lasgush Poradeci per veper poetike cmimi Jusuf Vrioni per perkthyesin ne gjuhe te huaj cmimi At Donat Kurti per shkrimtarin per femije. Rendi i ketyre cmimeve mund te prishet ne rast se juria nuk bindet se ka nje botim qe mund te perfaqesoje prurjen e vitit ne nje gjini letrare. Une kam shprehur mendimin qe nese nuk ka vlera te dukshme ne nje gjini letrare atehere eshte me mire qe ai cmim te mos ndahet shprehet Agron Tufa. Ne pervoja te meparshme ndonese te rralla shpesh njerezit e letrave e kane kundershtuar apo paragjykuar mosndarjen e nje cmimi. Por deri ne kete faze juria ka ende pune per te bere.