Pas operacionit Chavez thirrje popullit per unitet

Në Karakas bëhet thirrje për unitet kombëtar. Vetëm pak orë pasi presidenti Hugo Chavez deklaroi se i ishte nënshkruar operacioneve për heqjen e kancerit anëtarë të kabinetit të tij u shfaqën në television duke premtuar besnikëri dhe unitet.
Duke folur nga Havana presidenti Chavez bëri të ditur se pak pas mbërritjes në Kubë më 10 qershor i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje në gju, por pas analizave dhe ekzaminimeve mjekësore doktorët kishin zbuluar dhe kancer. Çavez tha se gjatë një operacioni të dytë i është hequr një tumor në të cilin ka pasur “qeliza kenceroze”.
“Bëhet fjalë për një operacion të vështirë që megjithatë u zhvillua pa komplikacione pas të cilit e kam marrë veten në mënyrë të kënaqshme ndërsa po marr dhe kura komplementare për të luftuar llojet e ndryshme të qelizave kanceroze të gjetura”- tha Chavez.
56-vjecari dukej i prekur dhe i sëmurë në fjalimin e tij të parë për popullin që kur ai është nisur drejt Kubës gati tre javë më parë. Presidenti tha se kishte bërë një gabim themelor e nuk ishte kujdesur për veten ndërsa e mbylli fjalën e tij me sloganin revolucionar të Fidel Kastros “Gjithmonë përpara drejt fitores ! Do të jemi fitimtarë! Deri në Kthimin tim!".
Megjithatë mbetet ende e paqartë se kur është kryer regjistrimi në fjalë ndërsa spekulimet mbi gjendjen mjaft të rëndë shëndetësore të presidentit venezuelian duket se u thelluan dhe më . Gati menjëherë pas lajmërimit të presidentit ministrat e Chavezit dolën në një deklaratë të përbashkët.
"Nuk është koha për trishtim, por për reflektim trimëri e punë për tu përballur me qëtësi këtë fazë të re të rimëkëmbjes së presidentit dhe komandantit Hugo Chavez” u shpreh zëvendës presidenti Elias Jaua i cili bëri thirrje gjithashtu për solidaritet në tubimet masive për të festuar 200 vjetorin e pavarësisë nga Spanja.