Korrupsioni komunist Jintao Rreziku me i madh i Kines
Korrupsioni është rreziku më i madh për Kinën komuniste. Gjatë fjalimit të tij në hollin e madh të popullit në Pekin me rastin e 90 vjetorit të themelimit të partisë Presidenti Hu Jintao ka paralajmëruar anëtarët e Partisë Komuniste që korrupsioni mund të kushtojë atyre mbështetjen dhe besimin e popullit. Ai vlerësoi arritjet e pushtetit popullor përmes 6 dekadave, por tha se anëtarët e partisë duhet të ishin më të disiplinuar se kurrë.
Partia komuniste kineze është më e madhja në në botë, e numëron 80 milion anëtarë. Në një fjalim televiziv 90-minuta të gjatë Hu foli për pengesat që Kina kishte kapërcyer dhe arritjet e partisë “në zhvillimin e revolucionit dhe reformës".
"Në disa periudha historike, ne dikur bëmë gabime dhe vuajtëm reperkusionet e rënda, shkaku kryesor ishte se devizat tona ishin të ndara nga realiteti Kinës. Por partia jonë arriti të korrigojë gabimet falë forcës së saj dhe popullit, u ngrit mes pengesave dhe vazhdoi rrugën përpara fitimtare. Sot, një parti dinamike është zhvilluar në Lindje dhe 1.3 miliardë kinezë janë duke marshuar përpara, besimplotë nën flamurin e madh të socializmit me karakteristika kineze,"- tha Jintao.
Hu megjithatë paralajmëroi se partia po përballej dhe me "paaftësinë" e disa anëtarëve të cilët ishin ndarë nga njerëzit duke krijuar probleme për vendin. Sipas tij korrupsioni mund të kërcënojë edhe legjitimitetin e Kinës . Fjalimi i presidentit është vetëm një nga një mori aktivitetesh që janë organizuar për të festuar 90- vjetorin e themelimit e partisë. Me këtë rast ka patur shfaqje gala, programet festive televizive, konkurse si dheështë transmetuar një film I ri patriotik, Fillimi i Rilindjes së Madhe.