E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen kater perfaqesi diplomatike te reja nga Pakistani ne Pretoria

Vendimi Keshilli i Ministrave hap driten jeshile dhe per konsullatat ne Mynih dhe Krete

Qeveria vendosi dje ta zgjeroje harten e saj diplomatike duke vendosur hapjen e kater perfaqesive te reja ne disa shtete dhe organizata te rendesishme boterore. Me propozim te Ministrise se Jashtme qeveria vendosi te hape nje ambasade ne Meksiko te Shteteve te Bashkuara te Meksikes ne Islamadad te Republikes Islamike te Pakistanit ne Pretoria te Afrikes se Jugut dhe ne Paris prane Kombeve te Bashkuara per Edukimin Shkencen dhe Kulturen UNESCO. Nga ana tjeter qeveria shqiptare pritet te hape dy konsullata te reja shqiptare njera ne Krete te Greqise dhe tjetra ne Mynih te Gjermanise. Hapja e ketyre ambasadave te reja do te mundesohet permes fondeve qe qeveria ka planifikuar ne buxhetin e vitit 2011. Keshtu per kete vit qeveria ka vendosur te propozoje 323 milione leke per ambasadat aktuale shqiptare buxhet i cili eshte pjese e Ministrise se Jashtme per vitin tjeter. Por nje buxhet prej 85 milione lekesh eshte parashikuar pikerisht per hapjen e ketyre kater ambasadave te reja. Por per 51 perfaqesite diplomatike jashte Shqiperise fondi prej 323 milione lekesh eshte i vogel ne baze te perllogaritjeve stafi i nje ambasade per nje vit ka te nevojshem minimalisht nje fond prej 50 mije eurosh. Ne kete kuader pamjaftueshmerise se fondeve i ka paraprire edhe opozita. Deputeti i PS-se Ilir Gjoni beri me dije se kjo eshte nje situate alarmante per sa i perket nivelit te sigurise se perfaqesive tona diplomatike. Ky buxhet nuk e adreson kete problem akut. Kjo edhe per faktin se nje ambasador shqiptar paguhet mesatarisht ne muaj 1300 euro. Shteti shqiptar pervec pageses mujore shpenzon edhe te ardhura te tjera per qirane e baneses se nje diplomati dhe shpenzime per sigurimet shendetesore te tij dhe partnerit. Po keshtu ne buxhetin e nje diplomati shteti shqiptar vendos edhe shpenzimet per arsimimin dhe shkollimin e femijeve te diplomateve. Konsulli i pergjithshem ministri fuqiplote dhe ministri keshilltar ne baze te vendimit te qeverise shqiptare paguhen mesatarisht ne muaj 951 euro. Keshilltaret e zakonshem te ambasadorit paguhen 703 euro ndersa sekretari i pare dhe konsulli paguhen 634 euro. Ndersa sekretari i dyte dhe i trete i ambasades shperblehen me pagesen mujore 480 euro. Atasheu i ambasades ka pagesen me te vogel nga stafi diplomatik i cili merr ne muaj vetem 370 euro. Ne diference nga viti i kaluar buxheti i Ministrise se Jashtme ka pesuar nje rritje prej 125. Diplomacia shqiptare ne vitin 2011 pretendon te kete rritje te imazhit te saj duke perfshire ne kete pike edhe ceshtjet kulturore dhe ekonomike por edhe realizimin e detyrimeve ne fushen e sigurise dhe mbrojtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›