Pas plaçkitjes së bankës, hedh paratë në rrugë

Londër, 19 gusht - Policia në qytetin Winchester në Britaninë e Madhe i ka dërguar sot qytetarëve një apel të pazakonshëm, duke kërkuar nga ta kthimin e parave të mbledhura në rrugët e qytetit, pasi që ato do të shërbejnë si dëshmi në gjykatë.
Këtë thirrje të pazakontë, policia e ka dërguar pasi që një hajdut i panjohur ka plaçkitur filialin e bankës “Barclays Bank”, duke i kërcënuar të punësuarit me armë, dhe ka marrë shumën prej 1 600 sterlina. Por, pak minuta më vonë, gjithë paratë e vjedhura i ka hedhur në rrugët përreth, duke u zhdukur më pas.
Paratë e hedhura i kanë mbledhur qytetarët që ishin aty pranë, ndërsa policia kërkon që paratë të kthehen në stacionin më të afërt policor, pasi do të shërbejnë si dëshmi në gjykatë. Deri tani, siç transmeton gazeta Daily Mail, janë kthyer 300 sterlina. Ndërkohë, është arrestuar edhe plaçkitësi i dyshuar.
Policia lokale nuk ka njoftuar arsyen e hedhjes së parave në rrugë nga plaçkitësi, por ka konfirmuar se ky rast është “shumë i rrallë”.