E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas refuzimit të Berishës, seancën e parë të Kuvendit do e drejtojë Namik Dokle

Namik_DokleSeancën e parë të Kuvendit të ri, që do mblidhet më 9 shtator, do e drejtojë socialisti Namik Dokle.

Rregullorja e Kuvendit kërkon që kjo seancë të drejtohet nga deputeti më i vjetër, por Sali Berisha, që është deputeti më i vjetër, e ka refuzuar një gjë të tillë.

Në këtë mënyrë, këtë kusht tani e plotëson socialisti Namik Dokle.

Në rregulloren e Kuvendit thuhet se nëse deputeti më i vjetër nuk e pranon drejtimin e seancës, mbledhja drejtohet nga deputeti që pas tij është më i vjetri në moshë.

Berisha nuk e pranoi drejtimin e Kuvendit me arsyetimin se ka dalë nga zgjedhje të pandershme.

Ajo që të trondit është se Berisha është njeriu më i vjetër në atë Kuvend, por që pretendonte të drejtonte sërish Shqipërinë, një nga vendet me mesataren e moshës më të re në Europë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›