E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjovalin Kadeli: Nuk kthehem në PS pa iku Rama. Berisha di të bëjë opozitë të fortë

gjovalin-kadeli-arkivGjovalin Kadeli, socialisti i konvertuar në demokrat në orët e fundit, thotë për Ora News se nuk kthehet në Partinë Socialiste pa ikur Edi Rama.

Unë ndjehem i vlerësuar në Partinë Demokratike. Në politikë është e vështirë, asnjëherë sduhet të thuash kurrë. Por mund ta them me gojën plot kjo smund të ndodhë, të paktën për sa kohë atë parti e drejton Edi Rama. Në politikë ka marrëveshje, që pavarësisht nivelit të përfaqësimit, ka një farë burrërie, një farë kontrate, gjë që Rama nuk e njeh, nuk e ka njohur, kemi rastin Ndoka, Ngjela, Zogaj, që janë në rrugë për shkak të mungesës së zbatimit të një kontrate nga zoti Rama. Pavarësisht se ai sot është kryeministër i vendit, do jetë në shtator, në planin e marrëveshjeve nuk është shquar ndonjëherë si një njeri që e mban fjalën dhe jam i sigurt se kjo do ti kushtojë. Por tani siç thotë populli i ka ngecur sharra në gozhdë, pas pasi e ka bërë këtë kontratë është i detyruar ti rrijë se ndryshe do ketë pasoja. Zoti Meta është ai që do ta vërë në binarë zotin Rama, ti japë një mësim të mirë lidhur me zbatimin e marrëveshjeve dhe kontratave, tha ai.

Kadeli është i bindur se Sali Berisha do bëjë një opozitë të fortë.

Opozita nuk bëhet në Twitter apo FB, por bëhet siç di ta bëjë Sali Berisha. Nëse do ishte ai në vend të Ramës në opozitën socialiste, pushteti ishte dorëzuar brenda 24 orësh. Është njeri ambicioz, këmbëngulës, jam i bindur se zoti Berisha do jetë një opozitar që i bën mirë dhe vendit, që do frenojë dhe një revansh të mundshëm të zotit Rama që me ato lloj servilësh që ka në qeveri do mundohet të kalojë dhe limitin e një kryeministri të ardhshëm. Jam i sigurt se zoti Berisha do jetë opozitar vërtet i fortë siç ka karakterin e tij. Mirë do ishte që kryetari i opozitës të ishte në Parlament. Por jam i bindur se këtë do ta mbulojë më së miri kryetari i grupit parlamentar, për të cilin nuk them dot emra sepse është diçka që ngelet mes lidershipit të PD. Një fenomen të tillë e kam kaluar me zotin Rama, që shpikte metoda të reja në komunikim me deputetët, duke realizuar takime çdo të enjte, që i quanin me shaka takimi i grave të lira, përfundoi ai./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›