E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetovë, përcillet për në banesën e fundit Arbën Xhaferi

16-08-2012 / Gazeta 55

UPDATE- Sot në mesditë iu dha lamtumira e fundit Arbën Xhaferit në prani të mijëra qytetarëve të ardhur nga trevat shqiptare në Maqedoni dhe jashtë saj, personaliteteve politike shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria, familjarëve dhe të afërmëve, të cilët nderuan burrin e mençur që të gjithë jetën e tij ia kushtoi veprës së lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve. Madje, një numër i madh qytetarësh të Tetovës iu bashkuan kortezhit të varrimit përgjatë bulevardit të qytetit. Në ceremoni morën pjesë figura të jetës publike dhe politikanë maqedonas.
Në ceremoninë mortore që u zhvillua në qytetin e Tetovës morën pjesë edhe përfaqësues politik nga Tirana si kreu i LSI-së, Ilir Meta, ish kryeministri Pandeli Majko apo dhe kreu i PS-së, Edi Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›