E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani akuzon PS-në për prishje të zgjedhjeve

Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 10 komuna, në Shllak, Shalë, Pishaj, Mollas, Kolsh, Finiq, Komuna Qendër-Skrapar, komuna Armen, Paper dhe Zall-Dardhë.

Për këtë arsye, Komisioni Qendror Zgjedhor ka zhvilluar një mbledhje, në të cilën nuk kanë munguar as akuzat.

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, ka thënë se ka një politikë për prishjen zgjedhore, duke akuzuar PS-në.

Vetëm se, Ristani duhet të ketë kujdes kur flet për prishjen e zgjedhjeve, pasi ai është pikërisht njeriu kryesor që akuzohet për prishjen e zgjedhjeve të 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›