E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi zgjedhor, Olli: Në 9 komuna u votua normalisht

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli ka folur për mikrofonin e “Ora News”, lidhur me vijueshmërinë e procesit zgjedhor në këtë raund të dytë të votimeve.
Ai ka informuar për moszhvillimin e zgjedhjeve në Komunën Shalë të Shkodrës, si dhe është ndalur në problematikën e hasur me vulat në komunat Shllakë dhe Finiq.
Sipas tij, në të trija rastet problemet kanë ardhur nga komisionerët e propozuar nga opozita.
Olli informoi gjithashtu se për komunën Shalë, KQZ-ja do të jetë e detyruar të rishikojë dhe njëherë këtë situatë për përcaktimin e datës të zgjedhjeve.
Por, Olli deklaroi se procesi zgjedhor për komunat e tjera ka ecur normalisht dhe se ka pasur pjesëmarrje të lartë votuesish në disa komuna.
Zëdhënësi i KQZ-së, ka përmendur kujdesin maksimal të treguar nga ky insitucion për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›