E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentohet të grabitet me armë një karburant në Durrës

Tentohet të grabitet me armë një pikë e shitjes së karburantit në Durrës. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit, thanë se ditën e djeshme rreth orës 20:00 në njërin nga ambientet e pikës së karburantit “Elda” me vendndodhje në Fermë Sukth, është tentuar të grabitet. Një person i maskuar i ka drejtuar armën, e llojit pistoletë “TT”, punonjësit të këtij karburanti E. C., duke tentuar ti marrë shumën e parave prej 20 mijë lekësh, që ky i fundit kishte bërë deri në ato momente nga shitja e karburantit. Por grabitësi nuk ka arritur të bëjë një gjë të tillë, pasi shitësi ka mundur të shmangej dhe duke përfituar nga errësira është larguar me vrap. Ky i fundit ka njoftuar dhe policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Menjëherë kanë nisur veprimet e para hetimore dhe është arritur të identifikohet autori, por jo arrestimi i tij. Burimet e policisë thanë se, po vazhdon puna për kapjen dhe arrestimin e tij. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale të “vjedhjes me armë e mbetur ne tentative”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›