E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rikthen në qeli mjekun e korruptuar

Gjykata e Apelit ka rikthyer dje pasdite në qeli ish-shefin e pavijonit të Kirurgjisë dhe Onkologjikut, Agim Karaj.
Vendimi është marrë nga togat e zeza, të cilat kanë vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, pas apelimit të vendimit nga ana e prokurorit të çështjes.
Tre javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun, duke argumentuar se akuza nuk kishte prova bindëse ndaj mjeket.
Ishte i njëjti gjyqtar ai që caktoi masën e arrestit me burg në mungesë, i cili çoi edhe në prangosjen e mjekut, ndërsa vetëm tre ditë pas arrestimit i njëjti gjyqtar vendosi lirimin e tij.
Pas apelimi të prokurorit dhe dorëzimit të të gjitha provave që nisin që nga paditë e qytetarëve e deri në provat që vunë në pranga mjekun, apeli riktheu sërish në qeli mjekun. Agim Karaj akuzohet për veprën penale të “mitmarrjes”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›