E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre aksidente në Durrës, një e vdekur

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Lezhë. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit, thanë se një 61-vjeçare është përplasur për vdekje nga një makinë dhe më pas shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia tha se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në qytetin e Fushe Krujës, kur një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me vdekje Sulltane Himën, 61 vjeçe, banuese në Borizanë, Kruje. Janë kryer veprimet  e para hetimore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.
Dosja me materialet hetimor, i ka kaluar Prokurorisë së Krujës, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”dhe “largim nga vendi i aksidentit”.
Gjatë ditës së djeshme nga policia e Fushë-Krujës ka vënë në pranga dhe autorin e aksidentimit me vdekje të Bardhuk Lukës. Ai është Valentin Gedhati, 32 vjeç, nga fshati Balldren i Lezhës.
Ndërkohë që po dje filloi procedimi penal në gjendje të liëe ndaj Ndriçim Dervishit, lindur dhe banues në Katund Sukth. Policia tha se, dje rreth orës 17:00 në fshatin Sallmone, Shijak, duke drejtuar makinën e tij tip “Golf” me targe DR 2539 B është përplasur me një automjet tjetër tip “Ford” me targë DR 8125 C, me drejtues Bajram Vezin 65 vjeç.
Si pasoje e kësaj përplasjeje është dëmtuar Drita Vezi 60 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetë. Gjithashtu dëmtime ka pësuar edhe drejtuesi i mjetit Ndriçim Dervishi. Nga hetimet doli se, Dervishi kishte konsumuar sasi alkooli tej normave të lejuara.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit, për akuzat e “shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor”dhe “drejtim i automjetit ne gjendje te dehur”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›