E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana ndërron faqe, përveç bashkisë së madhe, mazhoranca do qeverisë 7 nga 11 njësitë bashkiake

17-05-2011 / Gazeta 55

“Harta blu” ngjyros gjithë kryeqytetin. PD dhe “Aleanca për Qytetarin” marrin votëbesimin për drejtimin e 7 njësive bashkiake, ku spikasin rrokadat në njësitë 2, 3, 4 e 9


Zyrtarisht Partia Demokratike fiton 7 njësi bashkiake në kryeqytet, duke arritur kështu një rezultat spektakolar si asnjëherë tjetër. 7 kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, Elez Gjoza në njësinë bashkiake nr. 2, Ilir Kokona në njësinë bashkiake nr. 3, Hysen Xhura në njësinë bashkiake nr. 4, Arben Tafaj në njësinë bashkiake nr. 8, Indrit Fortuzi në njësinë bashkiake nr. 9, Blendi Fuga në njësinë bashkiake nr. 10 dhe Haki Mustafa në njësinë bashkiake nr. 11, kompletojnë fitoren e madhe në Tiranë dhe konfirmimin e mbështetjes së madhe si dhe kthimin e “hartës blu” mbi të gjithë kryeqytetin shqiptar. Siç edhe kuptohet, PS-së dhe koalicionit të saj “Aleanca për të Ardhmen”, i kanë mbetur vetëm me 4 njësi bashkiake nga 9 që numëronte 4 vjet më parë. Kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, janë shpallur fitues, madje edhe me diferencë të ndjeshme votash. Ajo që pritet tashmë është, rezultati i KQZ-së për bashkinë e Tiranës, ku Lulzim Basha është vetëm një hap larg fitores së madhe si kryetar i bashkisë më të madhe në vend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›