Varroset në fshehtësi ish diktatori i Libisë

Mediat kanë raportuar se ish diktatori i Libisë Muammer Gaddafi, djali i tij Muatasim dhe një nga ndihmësit e tij, janë varrosur të martën në një vend të fshehtë në shkretëtirë.
Trupat e tyre po mbaheshin në një morgë në qytetin Mistrata, që kur Gadafi u zu nga forcat e Libisë në vendlindjen e tij Sirte, ku edhe u vra.
Vdekja e Gadafit të enjten e javës së kaluar, i dha fund luftës tetë-mujore në Libi. Ai ka vdekur në rrethana të paqarta brenda disa orëve pas zënies së tij, ndërsa udhëheqësit e Libisë kanë premtuar një hetim rreth vrasjes.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Tranzitor, ka njoftuar se më 24 tetor, ky këshill ka formuar një komitet për hetime.
Pas vrasjes së Gadafit, Këshilli Kombëtar Transitor e shpalli vendin të lirë.