Pas tavanit të “Petro Ninit”, bie edhe suvaja e një klase të “Dora d’Istria” - fatmirësisht s’ka të lënduar

Paloinvestimet e bashkisë së Tiranës
Vetëm pak ditë më parë u shemb tavani i klasës së 8-të të shkollës “Petro Nini Luarasi”, ndërsa dje, mbi kokat e nxënësve ka rënë edhe suvaja e shkollës “Dora d’Istria” në kryeqytet, por fatmirësisht s’ka të lënduar. Drejtoresha e shkollës shprehet se është ankuar disa herë te pushteti vendor për rrezikun e rënies së tavanit, por asnjëherë s’është marrë seriozisht shqetësimi. “Kemi kërkuar rikonstruksionin e tavanit, përmes heqjes së të gjithë pjesës së dëmtuar, pasi dukshëm ajo binte në sy që herët a vonë do binte. Po qe se fillon rënia, do të thotë se aty ka filluar shkëputja e të gjithë hapësirës. Tavanet pikojnë të gjitha në këtë shkollë”- deklaroi drejtoresha e shkollës.
“Dora d’Istria” është shënuar si shkolla e radhës në kryeqytet për rrezikun nga tavanet që bien. Kjo shkollë është ri-konstruktuar për herë të fundit diku rreth viteve 2001-2002 dhe që atëherë për të nuk është dhënë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës. Për këtë arsye janë të shumta ambientet me lagështirë. “Lagështirë ka nëpër muret, afër bankave, te dritaret si dhe tavani”- thonë nxënësit e kësaj shkolle. Ata shprehen të shqetësuar se në këto kushte, janë përballë një rreziku të madh për jetën, porsa kohë tavanet po bien një nga një nëpër klasat dhe shkollat e kryeqytetit.
Vëzhgimi - “Ish-3700-ta”, rrugët pushtohen nga ujërat e zeza, plehrat i sheh kudo/Rrugët pushtohen nga ujërat e zeza, plehrat i sheh të hedhura kudo, mungojnë kanalizimet dhe trotuaret, kjo është vërtet një pjesë e panoramës që askush nuk do të donte ta shihte në zonën ku banon. Zona e njohur nga banorët me emrin “Ish-3700-ta”, vuan mungesën e infrastrukturës urbanistike, ndërkohë që ujërat e zeza kanë pushtuar rrugën. Banorët shprehen të zhgënjyer që shqetësimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhët, që Bashkia e Tiranës dhe njësia nr. 4, i kanë lënë në mëshirë të fatit.
Reagon LSI/Na duhet një kryebashkiak që të punojë për kryeqytetin, jo të kërkojë pushtetin
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ditën e djeshme ndaj kreut të selisë rozë dhe kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama. Nënkryetarja e LSI-së Blerina Kazaferi u shpreh se Edi Rama nuk duhet të vazhdojë turin e gënjeshtrave elektorale, por të shohë realitetin e mungesës së punës nga ana e bashkisë. Ky reagim erdhi nga Lëvizja Socialiste për Integrim pas rënies së suvasë së tavanit në palestrën e shkollës “Dora d’ Istria” në kryeqytet. “Sot dhe një tavan tjetër pas tavanit elektoral të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” - u rrëzua. Mungesa e një kryetari bashkie në krye të punëve dhe që punon 24 orë për qytetin po vë në rrezik edhe në sigurinë e fëmijëve tanë”- tha nënkryetarja e LSI-së Kazaferi. Përmes kësaj deklarate për shtyp Kazaferi hodhi akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, përmes të cilave tha se, Rama me me indiferencën e tij dhe me ndërtimin e tavaneve elektorale po vë në rrezik sigurinë e fëmijëve tanë. Në vijim të kësaj deklarate Nënkryetarja e LSI-së, Kazaferi theksoi se Tiranës nuk i duhen tavane, pemë apo asfalte elektorale, por i duhet një njeri i dedikuar që të punojë për të. Më tej ajo nënvizoi duke u shprehur se Tiranës i duhet plani i LSI-së, për të hapur më shumë shkolla të reja, për të punësuar më shumë mësues të rinj për të rritur sigurinë e fëmijëve tanë nëpër shkolla. Ajo i bëri thirrje kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës dhe atij të selisë rozë se duhet të vinte për të parë me sytë e tij realitetin e mungesës së punës nga ana e bashkisë.“I them zotit Rama që sot duhet të kishte ardhur këtu për të parë realitetin e mungesës së punës nga ana e bashkisë dhe jo të vazhdojë turin e gënjeshtrave elektorale me banorët e kësaj lagjeje, vijoi Kazaferi. Tiranës nuk i duhen tavane elektorale, pemë elektorale, asfalte elektorale, por i duhet një njeri i dedikuar që të punojë për të”. Gjatë kësaj deklarate për mediat nënkryetarja e LSI-së, Kazaferi shtoi me tej se është hera e dytë brenda pak ditësh që në Tiranë bie suvaja e ambienteve shkollore, për fatin e mirë pa dëmtime në njerëz. Fillimisht, një ngjarje e ngjashme u regjistrua në gjimnazin “Petro Nino Luarasi”. Aktualisht në shkollën 9-vjeçare “Dora D’istria” do të rregullohet vetëm tavani i palestrës, ndërsa më pas do të inspektohen të gjitha klasat për të dhënë ose jo, garancinë për të zhvilluar mësimin në këto ambiente. Në këtë shkollë shkojnë çdo ditë për të mësuar rreth 907 nxënës. Duke përfunduar ketë deklaratë ajo theksoi se
“Tiranës i duhet një njeri i dedikuar që të punojë për të. Tiranës i duhet plani i LSI-së, për të hapur më shumë shkolla të reja, për të punësuar më shumë mësues të rinj për të rritur sigurinë e fëmijëve tanë në shkollë”.