Opozita Peka te largohet nga Ministria e Brendshme

Partia Socialiste ka kerkuar dje doreheqjen e menjehershme te zv.ministrit te Brendshem Avenir Peka i cili eshte kallezuar ne prokurori per kercenim ndaj kreut te forcave speciale te policise. Sipas kallezimit te Shemsi Prencit Peka i ka kerkuar qe te nise forcat speciale per te shtypur disa simpatizante te PD-se ne Bathore.
Deputeti socialist Namik Dokle e ka cilesuar kete ngjarje si nje presion te hapur te qeverise ndaj policise me qellimin e vetem manipulimin e zgjedhjeve te 8 majit. Kreu i FNSH-se Shemsi Premci beri kallezim penal ne Prokurori ndaj zv.ministrit te Brendshem Avenir Peka per urdhrin e tij te paligjshem dhe antikushtetues per te
shtypur militantet e PS ne Bathore.
Duke perkrahur dhe mbeshtetur cilindo punonjes te rendit qe zbaton me korrektesi ligjin dhe Kushtetuten Partia Socialiste njeheresh denoncon dhe denon me indinjate e perkushtim ligjor te gjithe ata qe kercenojne organizojne dhe urdherojne veprime policore dhe jopolicore te kunderligjshme. Ky zv.minister qe guxon te dale mbi ligjin urgjentisht duhet te jape doreheqjen apo te shkarkohet nga detyra - tha dje Namik Dokle.
Duke folur ne emer te Partise Socialiste Dokle iu beri thirrje organeve te drejtesise qe me ligj dhe Kushtetute ne dore te mbrojne edhe ata voten e lire dhe zgjedhjet demokratike. Paralajmerojme Sali Berishen te mbaje larg nga vota e lire e popullit pekat dhe purtekat e tij bashat dhe mashat ponet dhe alkaponet. Askush nuk do te mundet me te shtype militantet e PS as ne Bathore e asgjekund tjeter.
Askush nuk do te mundet me te preke dhe te vjedhe votat e shqiptareve. Askush nuk do te mundet me te manipuloje zgjedhjet e lira - tha dje Dokle.