Edvini ndjen humbjen e sigurt, asgjëson pas mesnate dokumentet kompromentuese të bashkisë

Të gjitha letrat e rekomandimet, verifikimet, kërkesat e shënimet e dorës që vërtetojnë mekanizmin e zhvatjes që është ndërtuar në Bashkinë e Tiranës po digjen në mënyrë të organizuar, pas mesnate, që administrata e re të mos ketë mundësi të ndërmarrë nismat ligjore që çojnë prapa hekurave, entourage-in e kryetarit që po falimenton
Atëherë kur të gjitha sferat e integruara domosdo në rolin e analizimit të rezultatit paraprak të zgjedhjeve të 8 majit, flasin për një humbje të sigurt të bashkisë së Tiranës nga Edi Rama dhe Partia Socialiste, kryetari në detyrë i kryeqytetit, ka nisur fshehjen e gjurmëve, nga mëkatet e rënda që ka kryer ndër vite. Kjo na nisur nga dje në mesnatë, kur Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të “arenës” së interesit financiar, kanë filluar neutralizimin e çdo dokumenti komprometues në zyrat e bashkisë së Tiranës. Dokumente komprometuese lidhen ato ku, Edi Rama dhe drejtuesit kryesorë të bashkisë janë firmëtarë të lejeve të ndërtimit, të cilat janë lëshuar sipas skemës së famshme klienteliste, ryshfetit dhe korrupsionit në punët administrative të bashkisë, shitja e pronave private apo kthimin i pronave publike në pallate shumëkatëshe, në mënyrë krejt abuzive dhe në kundërshtim me interesin e komunitetit, ligjit apo jashtë çdo plani urbanistik. Sigurisht, pas atyre dokumenteve që kanë filluar të digjen në koshat e mbeturinave në zyrat ku janë firmosur marrëveshjet nga më të ndryshmet, fshihen pazaret më të pazakonta që mund të ketë njohur ndonjëherë qeverisja vendore e një vendi të lirë dhe demokratik. Në këtë sens, kuptohet qartë paniku dhe tmerri i kryetarit në detyrë të bashkisë së Tiranës se pas 8 majit ai s’do jetë më “vetë zot, vetë shkop” i fateve të komunitetit të qytetarëve. Flet qartë edhe indicia elektorale e Edvinit, teksa ka braktisur thuajse tërësisht kryeqytetin, për t’u fokusuar në rrethe, edhe pse edhe atje konflikti i bazës ka nxitur hapur shprehjen e pakënaqësisë, teksa konfliktit s’i kanë shpëtuar as eksponentë të rëndësishëm të degëve të PS-së si dhe deputetë të Kuvendit. Por, kjo neglizhencë e kryeqytetit si dhe shmangia e vëmendjes elektorale nga Tirana, madje duke mos e përmendur as edhe në fjalimet e gjata dhe të mërzitshme, do të thotë qartë se kryesocialisti e ka humbur betejën me qytetarët, të cilët këtë herë s’do kursejnë kurrsesi ndëshkimin me votë për kryetarin e papërshtatshëm dhe armikun e komunitetit. Sidoqoftë, tentativa për të shkrumbuar çdo marrëveshje klienteliste me ortakët e tij të firmave të ndërtimit si dhe shit-blerjen e pronave private, duke krijuar me këtë të fundit kaosin më të paprecedentë me pronat e qytetarëve, apo më keq akoma, ato publike duke i kthyer në pallate shumë katesh për hesape të Kokëdhimës, Dulakut apo Leskajt, s’do ta shmangë kurrsesi Edi Ramën nga përgjegjësitë e veçanta për “abuzimet e dekadës”.