E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu: Politika t’i shërbejë demokracisë, t’i shmanget sjelljes konfliktuale

12-04-2011 / Gazeta 55

Nga qyteti i Beratit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, ka shprehur shqetësimin për zgjedhjet e 8 majit, nisur nga disa incidente të fundit.
Ai këtë qëndrim e ka shprehur dje gjatë një takimi të mbajtur me kreun e Bashkisë, së Beratit, ndërsa ka shtuar se duhet një bashkëpunim mes palëve, që zgjedhjet të jenë të lira. “Jo vetëm kaq, por në konsensus të plotë duhet dhe një bashkëpunim me ndërkombëtarët, në funksion të demokracisë”- u shpreh Arvizu. Ai ka deklaruar gjithashtu se zgjedhjet janë për të ardhmen e Shqipërisë, ndaj, siç kërkoi diplomati amerikan, palët politike duhet të shmangin retorikën e konfliktit.

Zgjedhjet e 8 Majit, Këshilli i Europës dërgon mision në Tiranë

Një delegacion i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës i drejtuar nga Hana Richtermocova (çeke) do të vizitojë Tiranën në një mision përpara zgjedhje lokale të 8 majit 2011. Delegacioni njoftohet se do të zhvillojë takime me ministrin e punëve të jashtme Edmond Haxhinasto, zv/ministrin e brendshëm Ferdinand Poni, kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani dhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës Albana Thimitri. Delegacioni do të mbajë takime edhe me përfaqësues të forcave politike, anëtarë të delegacionit shqiptar në kongres por edhe me shoqërinë civile dhe median. Një grup më i madh vëzhgues përfshirë edhe vendet anëtare të BE-së në këtë komitet do të mbërrijnë në datat 4 deri 10 maj për të vëzhguar zgjedhjet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›