Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 31-të, qytetarët vendosen përpara Kryeministrisë

Protestat në kryeqytet kanë vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 31-të radhazi të tubimeve në rrugë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.
Përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar tubimin e tyre, ku kanë marrë fjalën për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.
Në fokus të kërkesave të protestuesve mbetet anulimi i disa nismave ligjore të qeverisë. Ndër to veçohet kërkesa për shfuqizimin e “Paketës së Maleve”, të cilën organizatorët e konsiderojnë si të dëmshme për zonat malore, si dhe shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, që sipas tyre favorizon përvetësimin e pasurive publike dhe zonave të mbrojtura.
Me thirrjet kundër investimit në Zvërnec dhe kërkesat për dorëheqje të Kryeministrit, protestuesit kërkuan hapjen e rrugës për brezat e rinj në politikë.
Po gjatë ditës së sotme protestuesit zhvilluan tubim edhe para parlamentit ku po zhvillohet seanca plenare, ku nuk kanë munduar përplasjet e tyre me policinë.
/rtsh.al/