E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas vetes tani po qelbim gjithe rajonin

Nder lajmet qe perhapen furishem anembane globit shpesh degjojme per incidente mes vendesh te ndryshme perplasje politike ekonomike e ushtarake. Per tu shprehur revolten apo per te percjelle qendrimin e tyre tradicionalisht qeverite therrasin ambasadoret e vendeve perkatese te cileve u dorezohen nota proteste apo edhe paralajmerime te tjera me apo pa tone diplomatike. Ambasadoret e Shqiperise deri tani nuk ka pasur ndonje rast te jene therritur nga qeverite e vendeve ku sherbejne pasi ne historikisht nuk kemi prodhuar incidente nuk kemi cenuar sigurine apo te kemi prishur aleancat gjeopolitike e ushtarake.

Por te merkuren ambasadori yne ne Zagreb u therrit ne Ministrine e Jashtme per ti shprehur atij shqetesimin e qeverise kroate. Ne fakt ne nuk kishim bere asnje incident kufitar nuk kishim dhunuar ndonje grup apo qofte edhe nje individ te vetem me nenshtetesi kroate as kishim bere dicka tjeter qe te alarmonte diplomacine e ketij vendi. Thjesht ambasadori yne atje u therrit sepse ne kishim bere pis bregdetin e Dubrovnikut nje nga zonat me me vlere turistike te rajonit. Nje sasi e pamat mbeturinash kryesisht mbetje plastike ishin transportuar prej rrymave detare nga grykederdhjet e lumenjve shqiptare dhe dallget i kishin shkarkuar pergjate gjithe bregdetit te disa zonave turistike kroate. Nuk ishte e veshtire te zbuloje origjinen e mbeturinave pasi etiketat e markave shqiptare te ujit te ambalazhuar apo produkteve te tjera ishin lehtesisht te lexueshme.

Nuk do te doja kurre te isha ne vendin e ambasadorit shqiptar ne Zagreb te cilit i eshte dashur te jape shpjegime pikerisht per mbeturinat shqiptare qe kishin ndotur bregdetin kroat. Do te ishte shume here me krenare qe diplomati shqiptar atje te ishte therritur e ti dorezohej nje note proteste per shkeljen e hapesires detare apo ajrore nga ndonje anije apo avion shqiptar. Por ambasadori yne u therrit per te dhene shpjegime per pisllekun per mbeturinat Made in Albania. Na keni bere pis ndash kjo ka qene nota zyrtare e qeverise kroate. Epo turp me te madh nuk mund te kete me poshteruese nuk mund te jete qofte edhe per nje njeri te vetem e jo me per nje popull te tere. Alarmi yne per plehrat qe na kane pushtuar i ka kaluar keshtu kufijte kombetare dhe eshte bere ceshtje nderkombetare. Po po ne e qelbem bregdetin dalmat e beme pis ate. Ne te gjithe nga Veriu ne Jug ne qytet e ne fshat njerez me diploma a pa shkolle fare nepunes zyrtare e bujq pa toke politikane e tregtare rrugesh. Te gjithe ne kemi vite qe cdo dite kontribuojme per ta mbuluar vendin tone per fatin e tij te keq me shishe kanoce qese e bidone te cilat ne i hedhim rrugeve lulishteve ballkoneve perrenjve lumenjve kurdo e kudo qe te mundemi.

Nuk ka vend tjeter ne bote ku mbeturinat e ngarkuara ne makina te shkarkohen ne menyre legale e zyrtare drejt e ne lume. Keshtu eshte mbushur me plehra Shkumbini Mati Vjosa Semani e cdo perrua e rreke qe rrjedh nder lugina e hone shqiptare.

Prej tre vitesh jam vene ne krye te nje levizjeje vullnetariste Korpusi Shqiptar i Vullnetareve i cili gjate muajve te pranveres dhe veres pastron ne menyre vullnetare plazhet e Shqiperise pikerisht nga keto mbeturina qe tashme pushtuan edhe bregdetin e Kroacise. Bashke me qindra te rinj burra e gra vullnetare kemi mbledhur mijera e mijera thase me mbeturina kemi kapur me duar dhjetera mijera bidone e shishe dhe kemi ndier neveri per kryeministra ministra kryetare bashkish kryepleq e kryetare komunash qe kane lejuar situaten te degradoje ne kete gjendje. Kemi ndier neveri per qindra mijera njerezit anembane vendit qe i kane hedhur e vazhdojne ti hedhin keto mbeturina rrugeve duke e ndotur kete vend nga maja e malit deri ne fund te detit. Nje popull qe aspiron ti bashkohet Europes eshte sot me i paedukuari dhe me i pisti ne Europe. Nje qeveri qe sot kerkon te marre statusin e vendit kandidat ne BE eshte qeveria e vendit me te piste te Europes. Cdo shqiptari do ti dridhej dora ta shkruante kete dhe do ti dridhej buza ta shqiptonte por ja qe kjo eshte e verteta eshte tragjikisht e verteta. Shkrimtari Skender Drini gjate nje prej fushatave tona sensibilizuese ne Shkoder tregoi se kishte ftuar nje koleg malazez per nje dreke ne brigjet e liqenit ne Shkoder dhe ai kishte thene Nuk me pelqen atje eshte shume pis.

Eumlshte vertet turp te te thone vjedhes mashtrues e madje edhe kriminel por te te thone se je i piste kjo eshte me shume se fyese. Per fat te keq nga ata qe bejne politiken ne kete vend te piste degjon te flitet per nje mije e nje gjera vec per ndotjen nga mbeturinat jo. Ndoshta ky vend ka nevoje te pastrohet si nga mbeturinat ashtu edhe kjo fare politike qe ka pjelle e pjell kete fare pushteti nga kryeqyteti deri ne fshatin me te piste.

Tashme nuk mbetet gje tjeter vecse ato mbeturina meqe ketu ne Shqiperi ne nuk i mbledhim ti eksportojme me ndihmen e detit ne vendet e tjera dhe ti importojme pastaj pa dogane per industrine ricikluese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›