E Diel, 1 Nëntor 2026

Mark Zuckerberg Parate dhe fama nuk me kane ndryshuar

Mendja e ndritur e djaloshit 26-vjecar Mark Zuckerberg i cili qe kur ishte femije studionte mekanizmin e breshkave Ninxha ndersa ne adoleshence ishte gjeni i kompjutereve i dha jete nje tjeter ideje asaj te mesazheve. 500 milione perdoruesit e Facebook-ut domethene nje ne 12 banore mbi toke do te kene ne dispozicion nje adrese e-maili xyfacebook.com qe do ti mundesoje ata te komunikojne me miqte vetem me nje klikim ashtu sic bejne ne chat. Nje gjetje e thjeshte qe me siguri do te kete pasoja mbi menyrat qe kemi per te komunikuar. Si ajo qe Mark Zuckerberg dhe shoket e tij te kolegjit sollen kur shpiken Facebook-un gjate nje nate pa gjume per shkak te nje zhgenjimi dashurie. Ku i dihet nese edhe kjo shpikje do te jete revolucionare per keta djem qe ne gjashte vjet kane bere per vete gjithe boten e tashme jane edhe protagonistet e filmit The Social Network te David Fincher qe po korr sukses te papare neper kinemate anembane globit. Por zoti Facebook qendron gjithmone i mbyllur ne zyre punoj 16 ore ne dite - thote ku punetoret levizin sa nga nje departament ne tjetrin me patina shkruajne formula ne mur nuk veshin kurre uniforme dhe i lajne rrobat ne lavanterine e ndermarrjes. Marku nuk ka kurre kohe per te bere ndonje bisede sy me sy me ndonjerin dhe per te degjuar mendimet e tij duhet te presesh te shkruaje vete ne mesazhet e tij ne Facebook ne bisedat e rralla kolektive me median dhe mbi te gjitha ne takimet qe zhvillohen ne seline kaliforniane me rastin e prezantimit te ndonje shpikjeje te re. Takimi i fundit ndodhi vetem pak dite me pare me rastin e lancimit te Messages ne nje shou televiziv me pjesemarrjen e Oprah Winfrey dhe sigurisht te gjithe Amerikes. Ajo shfaqje e rralle ne televizor i dha mundesine njerezve te degjonin edhe opinionin e tij per filmin e frymezuar nga historia e tij personale. Fillimisht Zuckerberg kishte thene se nuk do te shkonte kurre per ta pare. Megjithate me vone ndryshoi mendim Pas nje periudhe shume te veshtire une dhe ortaket e mi shkuam per tu clodhur ne kinema. Filmi eshte frymezuar nga historia ime por aty nuk shfaqej jeta ime ndaj nuk kam asnje problem. Ne fund te fundit eshte vetem nje prodhim kinematografik eshte shprehur ai. 26-vjecari kuqalosh i lindur ne nje lagje te vogel te Nju Jorkut djali i nje dentisteje dhe nje psikiatri ka dy vellezer dhe nje moter qe punon per te shume shpejt nga haker u be nje miliarder i fuqishem. Per fjalen lsquohaker shpesh kemi nje kuptim te madh - ka shpjeguar shume here Zuckerberg. Nuk ka lidhje me veprime e jashteligjshme ne rrjet por me nje menyre per te shkembyer njohjet per te bere dicka me te madhe me te mire dhe me te shpejte se sa nje njeri i vetem mund te beje. Une i kam nisur navigimet e mia ne internet shume shpejt. E quaj veten autodidakt. Ne gjimnaz ne lsquoPhillips Exeter Academy bashke me mikun tim Adam DAngelo kemi permiresuar programin lsquoWinamp ne menyre qe te ishte ne gjendje te krijonte nje perpilim ne lsquoMP3 qe te ndiqte shijet muzikore te gjithsecilit. Ftuam lsquoAol dhe lsquoMicrosoft-in qe ta shkarkonte falas. Na thane qe duhej te shkonim te punonim tek ata per te krijuar shpikjen tone - shprehet gjeniu. Perkundrazi Zuckerberg zgjodhi Harvardin. Pikerisht aty pati nje iluminim sa te thjeshte aq edhe gjenial E kuptova qe ne universitet nuk kisha ne kompjuter nje udhezues me fytyrat dhe historite e studenteve ndaj me kerkuan qe ta hapja. Pastaj hyra fshehurazi ne sistemin e universitetit dhe krijova nje faqe interneti shume elementare qe e quajta lsquoFacemash. Keshtu ne menyre te rastesishme mblodha dhe publikova fotografite e disa te diplomuarave dhe i ftova studentet qe te zgjidhnin me terheqesen dhe te dergonin imazhe me fytyren e tyre. Brenda kater oreve pati 450 vizitore dhe 22 mije foto te shkarkuara. Me vone Mark u transferua ne Kaliforni ku ndante apartamentin me Sean Parker bashkethemeluesin e lsquoNapster nje sajt per shkembim lsquofile-sh. Shoku i ri e prezantoi me Peter Thiel themeluesin e lsquoPayPal i cili e degjoi vetem 15 minuta Zuckerberg por u bind per ta financuar me 500 mije dollare. Edhe Bill Gates lsquobabai i Microsoft e vuri re menjehere talentin e Mark madje e pranon edhe sot se sa te vlefshme kane qene keshillat e tij. Ne fund te vitit 2004 perdoruesit e Facebook ishin rreth 1 milion. Tani jane 500 milione dhe numri pret qe te rritet. Kritikat per privatesine Jemi te bindur se sa me shume persona te jene te lidhur mes tyre aq me e hapur dhe me e prekshme do te jete bota. Per me teper nje bote e tille eshte edhe me e mire. Kohe e fundit kemi thjeshtezuar sistemet e kontrollit te informacionit dhe menyren per te caktivizuar aksesin e personave te padeshirueshem - shprehet Zuckerberg. Me pastrimin e imazhit te tij thuhej se ishte nje djale qe nuk kishte miq dhe ortake sepse e quante veten shume te suksesshem pas dhurimit te 100 milione dollareve per nje shkolle publike thjesht u frymezova nga shembulli i gjyshes time qe ka qene mesuese Zuckerberg tani eshte i angazhuar ne gjuetine e talenteve te reja per ti marre ne skuadren e tij te perbere nga 600 punetore. Po kerkojme me te miret. Cdo dy muaj prezantojme maratonen e punes ku njerezit kane nje nate ne dispozicion per te perfunduar nje projekt. Naten mund te krijosh gjera te jashtezakonshme - thote ai. Me Messages numri i perdoruesve te Facebook-ut pritet te rritet akoma. Suksesi dhe titulli si miliarderi me i ri mbi toke nuk duket se kane ndryshuar stilin e jeteses se Zuckerberg. Sipas Forbes pasuria e tij kap shifren 69 miliarde dollare. Jam gjithmone i njejti. Po kerkoj te eksploroj kufij te rinj. Po punoj shume qe lsquoFacebook-u ti rezistoje kohes. Po marr mesime per te mesuar kinezce dhe dua te shkoj me pushime ne Kili ne fund te vitit me te fejuaren time Priscilla Chan. Jetojme ne nje apartament te vogel dhe te thjeshte. Nuk me intereson luksi. Bej nje jete normale shkoj per darke shoh filma dal me miqte. Risia e vetme ka te beje me stilin e tij. Tani ve kravate. Mendova te ndryshoja pak por e kam kuptuar qe nuk e mbaj dot. Me duket sikur me ze frymen. Me mire kemishat gri dhe xhinset - shprehet Zuckerberg.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›