E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirenjohja

Nje studim amerikan i realizuar me me shume se nje mije studente ka treguar se te vleresosh personat qe te kane ndihmuar te ben te ndihesh mire madje edhe me i lumtur Te mesosh te thuash faleminderit i ben mire shendetit

Kam vendosur te jem i lumtur sepse i ben mire shendetit - thoshte dikur Volteri. Maksima iluministe edhe pse ka ndryshuar paksa eshte bere tashme perfundimi i nje sere kerkimesh shkencore serioze nga universitete te ndryshme amerikane. Ajo qe i ben mire shendetit eshte ndjenja e mirenjohjes qe sjell lumturi tek te gjithe ata qe e provojne. Mirenjohje per persona te cileve u detyrohemi dicka qe na kane ndihmuar ne te shkuaren ose me mire drejt te gjitha gjerave te bukura dhe pozitive qe kemi jetuar edhe gjate nje dite shume te thjeshte dhe te zakonshme. Ne te vertete zbulimet tona konfirmojne ate cka kemi mesuar ne kopsht apo ate cfare na thoshe gjyshja por tani kemi edhe prova shkencore - shpjegon per Wall street Journal Jeffey J. Froh docent i psikologjise ne Universitetin Hofstra te Hemsteadit ne shtetin e Nju Jorkut. Bashke me koleget e tij Froh ka studiuar humorin dhe gjendjen shpirterore te me shume se nje mije studenteve duke verifikuar se kush provon ndjenjen e falenderimit dhe mirenjohjes arrin te marre nota me te mira ne shkolle dhe ka nje numer me te madh miqsh ne krahasim me materialistet me te pakenaqur nga ekzistenca e tyre. Rezultate te ngjashme edhe pse me pak ndryshime te dukshme dolen edhe nga nje kampion prej 221 femijesh me moshe nga 12 deri ne 13 vjec. Ajo qe tregohet nga kerkimet e Universitetit Hofstra nuk eshte nje risi por mbi te gjitha nje konfirmim i asaj qe teoricienet e psikologjise pozitive po mbeshtesin prej kohesh. Ne vecanti nje studim i kerkuesit te Universitetit te Majamit Micheal Cullough i shfaqur ne vitin 2003 ne revisten Journal of Personality and Social Psychology ka treguar se te mbash parasysh motivin dhe njerezit ndaj te cileve duhet te jemi mirenjohes na ndihmon te ndihemi me mire. Ndoshta jo me kot amerikanet por edhe italianet celebrojne Festen e Falenderimeve. Njerezit duhet ta dine se tu thone faleminderit atyre qe i kane ndihmuar kur ata kane pasur nevoje i ndihmon ta kene ndergjegjen te paster madje edhe te ndihen mire. Kjo eshte e rendesishme per jetesen ne komunitet - tregojne specialistet e ketij studimi. Por duke e marre si te mireqene faktin se te jesh mirenjohes ndaj atyre qe te kane ndihmuar e te kane bere ndere te ben te ndiheni me mire pyetja tjeter qe shtruan psikologet ishte Ti vleresosh te tjeret eshte dicka qe mund te mesohet. Mendimi me i perhapur mes studiuesve eshte se per rreth 50 per qind te njerezve kjo varet nga trashegimia e tyre gjenetike por hapesirat per te punuar mbi 50 perqindeshin tjeter ekzistojne. Megjithate kjo prirje mund te kultivohet. Ushtrimi me efikas i sugjeruar nga profesor Froh si te rriturve ashtu edhe femijeve eshte qe te shkruajne vazhdimisht ne nje ditar te gjitha episodet pozitive te dites sepse keshtu do e kene me te lehte te dallojne ato qe duhet te vleresohen. Shume efikas do te ishte edhe fakti i lenies menjane te turpit dhe tu thuhet atyre qe e meritojne se sa mirenjohes u jemi dhe se si do tua shperblejme duke evituar keshtu qe te jemi shume kritike si me te tjeret ashtu edhe me veten. Ne fund te fundit duhet ta mendojme se si do te ishte jeta jone pa ata qe zakonisht nuk i permendim fare partneri femijet dhe puna.

Intervista
Jeffrey Froh autor i studimeve te fundit per psikologjine pozitive

Per te qene mire nuk vlejne mashtrimet

Telefonata nis me nje sere falenderimesh reciproke. Jeffrey Froh profesor i psikologjise ne Universitetin Hofstra dhe bashkautor me Robet Emmons i studimeve te fundit mbi efektet pozitive te mirenjohjes vendos ne praktike ate qe jep mesim.

Profesor eshte e lehte te vleresojme ate qe na jep jeta dhe te tjeret

Jo aspak. Eumlshte e vertete qe te gjithe mund ta bejne por eshte gjithashtu e vertete se behet fjale per nje ushtrim te perditshem. Per me teper duhet te jemi te ndershem ne ate qe bejme. Nuk funksion nese nuk ka reciprocitet.

Efektet e mendimit pozitiv ishin bere te ditura vetem per te rriturit cfare tregon studimi juaj per kerkimin tek femijet adoleshente

Mbi te gjitha ne punen me adoleshentet verifikuam se ka nje lidhje te ngushte mes aftesise per te qene mirenjohes dhe integrimit ne komunitet. Ndaj ti mesosh nje femije te thote lsquofaleminderit dhe te njohe meritat e te tjereve projekton efektet pozitive te nje sjelljeje te tille ne te gjithe shoqerine. Te jesh mirenjohes ndaj dickaje eshte nje ndjenje qe nuk mund te fshihet ndaj te shtyn per te kthyer nderin.

Mendimet pozitive vijne me shume gjate kohes se krizes

Ndoshta ka me shume nevoje megjithate duhet te them se nuk behet fjale per ndonje mashtrim por per nje disipline qe duhet praktikuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›