E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasagjeret bllokojne rrembyesin e avionit

Pasagjerët e një avioni bllokuan në kohë një njeri që u përpoq të rrëmbente një fluturim midis Norvegjisë dhe Turqisë, raportoi gjatë drekës së sotme e përditshmja franceze “Le Monde”.

Yasar Cuma, një kurd, vrapoi drejt kabinës së një Boeing 737, duke pretenduar se kishte me vete një bombë. Ai i kërkoi kapitenit që të rikthehej në Oslo.

Megjithatë, 40-vjeçari u sulmua nga disa pasagjerë turq e norvegjezë, ndërsa aeroplani me 59 persona në bord u ul pa probleme në aeroportin Ataturk të Stambollit. Rrëmbyesi u arrestua menjëherë, por nuk u gjetën pajisje shpërthyese në avion.

Një pasagjer deklaroi se Cuma kishte vendosur një kapuç të zi në kokë dhe dukej si një terrorist, ndërsa një pjesë e personave në bord filluan të qanin e të luteshin gjatë minutave të panikut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›