E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran arrestohet spiunia amerikane

Irani arrestoi një grua amerikane, e akuzuar për fshehjen e një pajisjeje spiunazhi në dhëmbët e saj, raportoi gjatë ditës një gazetë iraniane.

55-vjeçarja Hall Talayan u ndalua ndërsa po përpiqej të futej në vend pa vizë, nëpërmjet kufirit armen. Tehrani arrestoi tre amerikanë në korrikun e vitit 2009, të akuzuar për spiunazh. Njëri u la i lirë më pas, por dy të tjerët vazhdojnë të ndodhen në burg.

Uashingtoni ka përsëritur disa herë se nuk ka asnjë prova ndaj dy shtetasve të tij për aktivitete spiunazhi dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre.

Sipas një gazete të përdishme iraniane, Talayan kishte me vete pajisje të teknologjisë së fundit të spiunazhit, të fshehura në një mbushje dhëmbi. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare prej autoriteteve amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›