Pasagjeret konfliktohen me fatorinot per abone
Eshte dita e dyte qe rreth 80 mije udhetare detyrohen te blejne biletat 30 lekeshe per cdo udhetim dhe kjo eshte perjetuar mjaft keq nga qytetaret. Shume prej tyre detyrohen ta marrin autobusin urban disa here ne dite kjo do te thote qe 30-lekeshi duhet shumezuar me aq here sa ata detyrohen te hipin ne autobus. Me shume se gjithckaje pasagjeret i druhen faktit se kjo situate do te vazhdoje gjate. Nderkohe as nga bashkia e Tiranes dhe as nga ndonje institucion tjeter nuk ka shprese per rikthimin e aboneve e aq me teper njohjen e deshmive.
Pakenaqesia
Te gjithe jemi nevojtare sepse ata qe kane para kane automjetet e tyre thote nje i moshuar i cili ka shkuar te marre ne shkolle dy mbesat. Ai rrefen se paguan tre bileta sa here qe i dergon ne shkolle dhe sa here i merr. Kjo perkthehet ne plot 180 leke cka per 70-vjecarin eshte me te vertete e rende. Por ai nuk eshte i vetmi qe perballet me kete qe ai e quan rrjepje. Te gjithe qytetaret ankohen se e marrin shpeshhere ne dite autobusin dhe se nuk e perballojne dot udhetimin pa abone. Te gjitha keto pakenaqesi jane reflektuar ne debate mes tyre dhe fatorinove. Keta te fundit nuk kane leshuar pe duke qene se kishin marre urdher per te mos njohur asnje deshmi. Por reagimet kane qene nga me te ndryshmet deri ne ekstreme. Edhe sikur te me terhiqni zvarre nuk paguaj asnje lek dhe nuk zbres nga autobusi tha dje nje veteran i LANC-it Idro Shehi. Sipas tij shteti dhe strukturat ne varesi duhet te kene me shume mirenjohje e respekt dhe mos tu mohohet ky shperblim modest per luften dhe kontributin qe kane dhene per clirimin e Shqiperise. Kjo sipas anetareve te Komitetit te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare eshte me e pakta qe duhet bere per ta. Ata shprehen se nese do te vazhdoje mosnjohja e deshmise se veteranit atehere udhetimi me autobus urban do te jete i paperballueshem per te gjithe.
Braktisja
Pervec qendrestareve qe kane deklaruar vendosmerine per te mos paguar asnje monedhe ka pasur edhe nga ata qytetare qe kane braktisur udhetimin me autobus. Te pakten ata qe duhej te kryenin distancen gjeografike 3-4 stacione. Nje nga ata eshte edhe Qamil Hoxha i cili duket se ka zgjedhur nje menyre mjaft origjinale per ti mbijetuar krizes se pritshme te transportit urban. Eshte zgjidhje origjinale por edhe e lodhshme thote ai duke nenqeshur. Ne fakt ai thote se do te ece sa me shume ne kembe duke e rralluar ne maksimum udhetimin brenda Tiranes me autobus urban me kete rast. mbaj edhe trupin ne forme ironizon Qamili. Sipas tij nuk eshte aspak e drejte qe shtetit dhe bashkia te tallen ne kete menyre me njerezit. Sipas tij ka njerez qe nuk kane buke te hane dhe mosnxjerrja ne qarkullim e aboneve apo mosnjohja e deshmive do te ishte fundi per kete kategori. Qamili shprehet se nje bilete nje-udhetimeshe ne vleren 300 leke eshte e paperballueshme sidomos kur ajo duhet te blihet disa here ne dite.
Luljeta Ndoka
Aldo Bumci
Rama te marre pergjegjesite per abonete
Deputeti i Tiranes Aldo Bumci ne nje dalje per shtyp ka ngritur shqetesimin e te gjithe qytetareve te kryeqytetit mbi sherbimin urban. Bumci ka theksuar se situata me te cilen po perballen cdo dite qytetaret e Tiranes studentet invalidet veteranet pensionistet eshte e pafalshme. Ky vendim rendon ne xhepin e cdo qytetari dhe familje aq me shume te atyre kategorive shoqerore te cilat kane nevoje per mbeshtetje. Sherbimi i Transportit Urban eshte kompetence e pushtetit vendor dhe ne kete rast e Bashkise se Tiranes dhe Rames. Eshte Bashkia e Tiranes ajo qe kryen te gjitha procedurat dhe lidh kontratat me operatoret qe ofrojne kete sherbim. Bashkia e Tiranes duhet te zgjidhe me urgjence kete situate te papranueshme dhe ti dale per zot interesave te drejta te qytetareve te Tiranes dhe pergjegjesive te saj ne ushtrimin e ketij funksioni u shpreh Bumci. Me pas studentet qe shoqeroheshin nga deputeti theksuan se ky vendim arbitrar i bashkise se Tiranes krijon veshtiresi te medha ekonomike per ta pasi ata jane perdorues te rregullt te transportit urban ne kryeqytet.
Bashkia hesht...
Pervec disa perpjekjesh per tia faturuar fajin institucioneve te tjera bashkia e Tiranes nuk ka bere asgje konkrete per te permiresuar situaten kaotike. Si pasoje edhe Shoqata Kombetare e Transportit Qytetas nuk lekundet nga vendimi per te mos prodhuar dhe shitur abone dhe per te mos njohur deshmite e kategorive te ndryshme te udhetareve qe udhetojne falas.