E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria 8 milione leke qira per librin

Per 4 dite e 2 ore qeveria i merr Panairit te Librit 8 milione leke. Fatmir Toci deputet i Partise Socialiste ne Kuvendin e Shqiperise qe ka drejtuar per kohe te gjate Shoqaten e Botuesve Shqiptare i eshte drejtuar me nje leter publike ne media opinionit dhe kryeministrit Sali Berisha per barrat qe i ka ngarkuar librit nje qeveri ne krize.


Deputeti ngre problemin e hapesirave publike qe jepen me qira pa kriter ndaj subjekteve. Pallati i Kongreseve eshte vendi ku per shkak te gjendjen ku Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori po organizohet panairi i librit.


shte objekt qe administrohet nga Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare. Per edicionin e 13-te te Panairit te Librit Tirana 2010 i cili do ngrihet vetem ne hollin e nderteses Toci thote se administratoret kerkojne nje qira teper te larte. Ai kritikon menyren absurde te administrimit te ketij objekti te rendesishem ku te ardhurat nga qiradhenia derdhen ne arken e shtetit.


Nderkohe nuk jepet prej vitesh asnje investim per rikonstruksionin dhe mirembajtjen e saj po e cojne edhe kete objekt drejt degradimit te ngjashem si Piramida me nje performance te papershtatshme per organizimin e veprimtarive te shumta kulturore shkencore e politike por mbi te gjitha me sigurimin e kushteve qe te bejne te turperohesh.


Deputeti informon se qiraja per Panairin njeh vec rritje. Kete vit vetem per 4 dite e 2 ore te marre me qira vetem te hollit te Pallatit te Kongreseve u eshte kerkuar grupit organizator plot 80 milione leke te cilat te kthyera ne euro per pjesemarresit nga Kosova Maqedonia Mali i Zi dhe te huajt eshte plot 60.000 euro. Kjo pengon organizimin me cilesi te aktivitetit por edhe reduktimin ndjeshem te numrit te pjesemarresve per shkak te cmimeve te larta per siperfaqen e prenotuar.


Nga ana tjeter shpenzimet per pjesemarrje te botuesve ne ngjarje te tilla i paguajne ne fund te fundit shqiptaret lexues pasi keto shpenzime do ti shtohen cmimit te librave.


Deputeti i Partise Socialiste e komenton kete situate si pjese e tablose qeveritare dhe politikes se keqe qe behet ne fushe te librit te cilit i rendon edhe TVSH-ja 20 .


I bej thirrje z.Berisha Para se te nxitoni ju dhe pushtetaret e tjere per te bere parada vizitash ne Panairin e Librit te Tiranes liroje librin nga barra qe po i ze frymen ne interes te leximit dhe te lexuesve shqiptare perfundon letren publike deputeti Toci.


Panairi i librit me moto Te ndricojme mendjet e reja hapet ne ora 18.00 ne Pallatin e Kongreseve nga tre njerez te letrave shqipe nga tre vende ku shkruhet dhe lexohet shqip Kim Mehmeti Sabri Hamiti dhe Aurel Plasari.


Marrin pjese 80 subjekte botuese shqiptare te Shqiperise Kosoves e Maqedonise.
Nje stende ne Panairin e 13-te do te kete Traduki rrjeti i botuesve dhe perkthyesve nga gjuhet respektive te vendeve qe aderojne jane pjese e tij. Pjesemarrja e 20 perfaqesuesve nga ky rrjet shihet nje mundesi per kontakte dhe njohjeje me letersine autoret dhe perkthyesit shqiptare.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›