E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe dy te plagosur me arme zjarri

Viti 2011 per Qarkun e Lezhes ka nisur me nje bilanc te rende ku 2 vete jane plagosur me arme zjarri ne diten e dyte te tij.


Burime zyrtare nga policia bene te ditur se rreth ores 1520 te se dieles ne Spitalin Rajonal te Lezhes u shtrua ne gjendje te rende shendetesore me demtime ne koke me arme zjarri shtetasi Petrit Marku 37 vjec lindur dhe banues ne fshatin Markatomaj te rrethit Lezhe i cili me pas eshte derguar ne Spitalin Ushtarak Tirane.


Menjehere grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje ku u gjeten dhe u sekuestruan ne ciesine e proves materiale nje pistolete tip TT model 54 me karikator ne te dhe ngrehesi ne pozicion zjarri si dhe nje telefon celular tip Nokia i fikur.


Nga pyetja e familjareve te te demtuarit ata deklarojne se djali i tyre eshte tip i mbyllur dhe depresiv dhe nuk kane asnje dyshim se mund te kete qelluar ndonje person.


Nga ana e strukturave perkatese te policise jane kryer te gjitha veprimet e para hetimore si keqyrja e vendit te ngjarjes sekuestrime marrja e faktoreve plotesues te qitjes pyetja e personave qe kane dijeni per rrethanat e hetimit dhe po punohet per sqarimin e plote te rrethanave te ndodhjes se ngjarjes.


Ndersa vetem pak me vone nje 20-vjecar eshte plagosur me arme ne fshatin Gjorm te Kurbinit.


Burime policore deklarojne se rreth ores 1530 te dites se diel eshte plagosur me arme zjarri shtetasi Hamdi Ajazi 19 vjec me banim ne qytetin Mamurras. Nga veprimet e para rezulton se autore te kesaj ngjarjeje jane vellezerit Dalmion Dodaj 24 vjec si edhe Arvanit Dodaj 18 vjec. Sipas policise ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti te castit. Gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes fiksuar dhe sekuestuar ne cilesine e proves materiale nje gezhoje arme zjarri mod 54.


Nga ana e Drejtorise se Policise Qarkut Lezhe eshte bere shpallja ne kerkim e dy vellezerve qe akuzohen per plagosje te rende me dashje e kryer ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje te armeve luftarake.


Gjate vitit 2010 ne qarkun e Lezhes krimet e renda pesuan rritje krahasuar me nje vit me pare. Referuar raport-analizes se Drejtorise se Policise se Qarkut te Lezhes rezulton se jane evidentuar 10 vrasje te zbuluara ndersa per 2009 jane evidentuar 9 vrasje te zbuluara 8 prej tyre.


Gjithashtu edhe numri i rasteve te vrasjeve te mbetura ne tentative ka shenuar rritje krahasuar me nje vit me pare ne Qarkun e Lezhes pasi ne 2010 jane shenuar 26 raste vrasje te mbetura ne tentative kurse per 2009-n 19 raste.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›