E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 4 vete vidhnin me dhune cantat

TIRANE- Kater persona u arrestuan nga policia e kryeqytetit ne operacionin e fundit te vitit te kaluar kur policia e komisariatit nr.2 dokumentoi nje seri vjedhjesh te kryera prej te arrestuarve gjate operacionit te koduar Erresira.


Sherbimet e Hetimit te Krimit prane Komisariatit nr.2 Tirane pas disa jave hetimi zbuluan autoret e nje serie vjedhjesh te lokaleve dhe dyqaneve ne zonen qe mbulon ky komisariat. Sipas njoftimit zyrtar te policise keta persona kishin tendence krimet ndaj prones dhe biznesit.


Sipas policise te arrestuarit Shkelzen Sinani 21 vjec banues ne Kukes E.B 16 vjec Xhuljan Gazidede 18 vjec Lorenc Barhani 18 vjec te tre banues ne Tirane si dhe nje tjeter ne kerkim dyshohen se ne bashkepunim kane kryer nje sere vjedhjesh te lokaleve dhe cantave. Ata sipas burimeve te komisariatit nr.2 u kapen ne flagrance duke vjedhur nje dyqan ne afersi te 21 Dhjetorit ne pronesi te nje oficeri policie.


Vec ketij rasti policia tha se kishte dokumentuar edhe vjedhjen e kryer prej ketyre personave ne tri raste. Nderkaq vec vjedhjeve te lokaleve personat e mesiperm dyshohet se jane edhe autore te vjedhjes se disa femrave dhe grave te cilave iu jane marre cantat apo vareset duke perdorur edhe dhunen.


Gjate ecurise se hetimeve u dokumentua teresisht implikimi i shtetasve te sipercituar ne vjedhjet e mesiperme. Ne cilesine e proves materiale shtetasve u jane sekuestuar nje sere pajisjesh etj- tha policia ne njoftimin e saj zyrtar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›