Pasanikët që nuk po e ndiejnë krizën
Në botën e kapluar nga kriza, në të cilën jo vetëm individët, por edhe shtetet po luftojnë për mbijetesë, ekzistojnë familje, pasuria e të cilave po shënon rritje të pandërprerë.
Pasuria e disa familjeve, të ndërlidhura me nevojat e botës nëpërmjet zinxhirëve të dyqaneve, bankave, telekomunikimit, tejkalon bruto prodhimin e brendshëm të disa shteteve më të vogla.
Debati për atë se cila është familja më e pasur në botë ende nuk ka përfunduar, por titulli, së paku jo-zyrtarisht, i takon familjes Rotschild.
Kjo familje me prejardhje hebrejo-gjermane ka filluar të pasurohet në shekullin e 18-të, kur Amschel Nizes Rotschild, futi djemtë e tij në financat ndërkombëtare. Anëtarët e familjes Rotschild arritën të hyjnë në radhët e elitës dhe të shoqërisë së lartë në Itali, Britani, Austri, Francë dhe Zvicër, e gjithashtu kanë luajtur edhe një rol në krijimin e rezervave federative të SHBA-së. Kjo familje ka investuar në kompaninë Rio Tinto, në revistën e përjavshme “The Economist” dhe në kompani të verërave.
Pasuria e tyre vlerësohet të jetë diku rreth 100 miliardë dollarë, ndërsa mbiemri i familjes është sinonim për pasuri.
Edhe familjet mbretërore kontrollojnë një numër të konsiderueshëm të burimeve. Mbreti i Tajlandës, Bhumibol, jo vetëm që është monarku me stazhin më të gjatë në fron, por mban edhe rekordin për sa i përket pasurisë, e cila kap shumën prej 30 miliardë dollarë. Sheiku Khalif Bin Zayed Al Anhjan nga Abu Dabi kontrollon rreth 10 për qind të rezervave botërore të naftës.
Sa i përket familjeve mbretërore nga Europa, ato rreshtohen në fund të listës së familjeve më të pasura në botë. Me një pasuri prej katër miliardë dollarë dallohet Hans Adami nga Lichtensteini, ndërsa pasuria e mbretëreshës së Britanisë, Elizabetës, vlerësohet të jetë 450 milionë dollarë.
Kur flitët për familjet e pasura në SHBA, atëherë nuk mund të anashkalohet familja Rockfeller. I biri i Big Billit, John Davidson Rockfeller, ka tejkaluar shumë më tepër ambiciet e tij që të krijojë një pasuri prej 100 mijë dollarë dhe që të jetojë 100 vjet.
Ç’është e vërteta, ai ka vdekur në moshën 98 vjeçare, por investimi i tij fillestar prej 4 mijë dollarë në një rafineri të naftës, në vitin 1863, u shndërrua në kompaninë fitimprurëse Standard Oil dhe më pas pasuan edhe një varg investimesh në patundshmëri dhe financa.
Kjo dinasti amerikane ka ndërtuar ekonominë dhe politikën amerikane, përfshirë këtu edhe nën-presidentin amerikan, Nelson Rockfeller, ka investuar edhe në arsim, në Universitetin e Harvardit, e ka ndihmuar edhe kulturën. Vlerësohet se pasuria e familjes kap shumën prej 110 miliardë dollarë.
Në Amerikë, ku martesa dhe familja janë në krizë, jeton njëkohësisht edhe numri më i madh i familjeve, të cilat në luftën e ndërsjellë për pasuri e kanë zëvendësuar me biznes të suksesshëm të përbashkët, i cili ju ka siguruar një pasuri të përbashkët prej 350 miliardë dollarë.
Rupert Murdock është e vërtetë se është sinonim për mediet, por familja Kox bartë kurorën në fushën e telekomunikacionit, televizionit dhe medieve të shtypura në SHBA. Perandoria e tyre është e rëndë 32 miliardë dollarë. Zinxhiri i hoteleve Hayat është një prej bizneseve, i cili familjes Pricker i ka siguruar një pasuri prej 17.6 miliardë dollarë.
Megjithatë, kurorën e njeriut më të pasur në botë nuk e bartë ndonjë amerikan, por meksikani Carlos Slim Helu.
Në Lindjen e Afërt, Al Nahyani, një prej gjashtë familjeve kryesuese të Emirateve të Bashkuara Arabe ka një pasuri prej 650 miliardë dollarë dhe udhëheq jetën politike dhe ekonomike të Abu Dabit.
Potencialin më të madh për forcimin e biznesit familjar e ka Azia dhe pritet që deri në vitin 2015, pasuria e milionerëve të ri në Azi do të arrijë shumën prej 16 biliardë dollarë.