“Pasaporta ‘amerikane’ e Lulzim Bashës, pasaktësi e punonjësit të zyrës sonë”
Noteri holandez Ritzo Jacob Holtman u përgjigjet akuzave të PS-së dhe të disa mediave. Reagon edhe Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme
Noterit holandez Ritzo Jacob Holtman, ka sqaruar dje, se Lulzim Basha nuk ka pasur pasaporte amerikane kur ka kryer veprimet noteriale në zyrën e tij, por pasaportë shqiptare.
Nëpërmjet një deklarate të tij, të shpërndarë për mediat shqiptare, Noterit holandez Ritzo Jacob Holtman, ka bërë të ditur se, “më datë 21 dhjetor 2001, përpara meje Ritzo Jacob Holtman, noter i të drejtës civile, në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta (Holandë) u paraqit për hartimin/ekzekutimin e një kontrate shit-blerje dhe transferimi pasurie të patundshme, Zoti Basha, lindur më 12 qershor 1974, në Tiranë, (Shqipëri), për identitetin e të cilit u sigurova nga pasaporta shqiptare me numër identifikimi 0160138 e dorëzuar në praninë time”.
Duke u ndalur më pas te keqkuptimi, noterit holandez Ritzo Jacob Holtman, ka sqaruar se ka qenë një gabim i zyrës së tij.
Në deklaratën për shtyp, Holtman thotë se, ka qenë një gabim i zyrës së tij që ka krijuar keqkuptimin. Ai pranon se zyra e tij i është referuar një faqeje të pasaportës shqiptare të z. Basha, ku gjendej një vize amerikane.
“Në këtë pasaportë shqiptare ishte vulosur një vizë amerikane, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një punonjës i zyrës sonë noteriale, pasi fotokopjoi faqen e pasaportës në të cilën ndodhej viza amerikane (bashkëngjitur), shënoi gabimisht në kontratën e transfertës së pronës së paluajtshme se pasaporta ne fjalë ishte amerikane, çka ishte një shënim i pasaktë nga ana e punonjësit. Kontrata duhej të shkruante se z. Basha u identifikua nga pasaporta e tij shqiptare”, sqaron më tej noterit holandez Ritzo Jacob Holtman.
Në emër të zyrës, noteri bën të ditur më tej se do e korrigjojë këtë gabim.
“Zyra jonë noteriale do të korrigjojë këtë gabim material të shënuar në këtë kontratë dhe do ta regjistrojë korrigjimin në Agjencinë Publike të Regjistrit të Tokës së Hollandës.
Sinqerisht”, përfundon noteri holandez Ritzo Jacob Holtman.
Kjo deklarate hedh poshtë akuzat e Partisë Socialiste dhe të disa mediave për pasjen e një pasaporte amerikane nga ana e z. Basha.
Ndërkohë, ka reaguar dje edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila, lidhur me pretendime te PS-së dhe të disa ediave të kontrolluara prej saj, për përdorimin nga ana e Lulzim Bashës e më shumë s enjë pasaporte diplomatike. Lidhur me këtë pretendim, Minsitria e Jashtme ka publikuar një rregullore, të firmosur në datën 26, 10. 1998 nga ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, sipas së cilës mësohet se, “nuk lejohet mbajtja e më shumë se një pasaporte, me përjashtim të rasteve si më poshtë: Presidenti; Kryeministri, Kryetari i KP, Ministri i Punëve të Jashtme, Sekretari i Shtetit në MPJ”.