Edi Rama në zgjedhjet e 8 majit kërkon të jetë, edhe lojtar, edhe arbitër
Në fabulat e La Fontain-it, dhelpra i tha ujkut: “do të merrni lëkurën dhe mishin do e marr unë, apo mishin do e marr unë dhe lëkurën do e merrni ju?” Ishte e njëjta gjë, dhelpra do të merrte mishin në të dyja rastet.
Ndodhi kështu me kërkesat e Edi Ramës, kur ai i humbi zgjedhjet e 28 Qershorit. Ai injoroi verdiktin e popullit shqiptar që e nxori humbës në këto zgjedhje. I ndodhur përpara dilemës se duhej të jepte dorëheqjen si Kryetar i Partisë Socialiste në bazë të statutit të kësaj partie, zgjodhi si dhelpra rrugën e dinakërisë,të mashtrimit dhe pafytyrësisë. Me sloganin e “hapjes së kutive” se gjoja Berisha m’i vodhi votat, mori peng partinë më të madhe të opozitës me protesta të dhunshme, me thirrje antikushtetuese, për të kulmuar me demonstratën e 21 Janarit. Edi Rama nuk pranoj monitorimin e OSBE dhe ODIHR,institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet demokratike kudo në botë,në raportet e tyre përfundimtare për Shqipërinë, ku i shpallnin këto zgjedhje të lira dhe të ndershme, “me disa probleme që nuk kanë ndikuar në rezultat”. Por i sëmuri psiqik i PS, duke i rënë kryq e tërthor Shqipërisë, e mbushi me hale bulevardin e Tiranës, duke injoruar thirrjet e ndërkombëtarëve për qetësi dhe bashkëpunim. Të gjitha vendet e Europës Demokratike dhe Amerika, përshëndetën Qeverinë Demokratike që doli nga zgjedhjet e 28 Qershorit. Vetëm Edi Rama, me kokëfortësinë e një njeriu në kufirin e marrëzisë, i vetëm kundër të gjithëve, po e tërhiqte zvarrë demokracinë në Shqipëri së bashku me një pjesë të sëmurë të elektoratit socialist, se “do ta rrëzonte sot dhe do ta rrëzonte nesër Berishën”. Synimi kryesorë ishte destabilizimi i Shqipërisë dhe imazhi i keq i vendit në arenën ndërkombëtare sidomos për liberalizimin e vizave. Bojkoti i Parlamentit, protestat e vazhduara, realizuan një pjesë të planit antikombëtar të Edi Ramës, që Shqipëria nuk mori ftesën e vendit kandidat për në BE. Dhe shqiptarët nuk do t’ja harrojnë kurrë këtë vepër antikombëtare. Deri në kufirin maksimal që parashikonte kodi zgjedhor, Edi Rama deklaronte se nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet e 8 Majit.
Dhe kur i detyruar nga presioni i ndërkombëtarëve, më në fund pranoi të dërgonte përfaqësuesit e PS në KZAZ, ndryshoi në taktikën bolshevike të revolucionit të marrjes me dhunë të pushtetit. Sipas tij, sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, Partia Socialiste përsëri do të jetë në demonstrata. Në rastin e pritshëm të një humbje të sigurtë, Edi Rama nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Me skizofreninë e tij, do të përpiqet përsëri që me demonstrata të dhunshme të stimulojë edhe në arenën ndërkombëtare një destabilitet në Shqipëri. Por edhe në rastin tjetër, në qoftëse larg qoftë, Edi Rama do të fitojë të paktën vetëm Tiranën, do të përpiqet me delirin e tij të bëhet si gomari në ëndërr, kryeministër i Shqipërisë. Me fjalë të tjera, kërkon që në të njëjtën kohë të jetë edhe lojtar, edhe arbitër i lojës. Por a do të mundet vallë populli shqiptarë të mbajë në kurriz në politikën shqiptare një njeri të sëmurë mendërisht, një maniak të pushtetit të pamerituar. Të gjitha gjasat janë se Edi Rama është i humbur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Shqiptarët në përgjithësi do ta ndëshkojnë me votën e tyre kundër, çka do ta largonte njëherë e përgjithmonë nga politika. Por si do t’i bëhet hallit kurë ai nuk do të pranojë përsëri rezultatin e zgjedhjeve dhe do të përpiqet të krijojë pasiguri dhe destabilitet në Shqipëri? Vetëm paradokohësh, të gjitha TV e botës transmetuan pamjet nga Amerika, kur policia amerikane po u vinte prangat në duar Kryetarit të Bashkisë së Uashingtonit së bashku me 6 këshilltarët e tij për arsye se kishin organizuar një protestë të paligjshme në një rrugë të kryeqytetit amerikan. Ata nuk po bënin gjë tjetër vetëm po prishnin qetësinë e njerëzve të lirë. Kjo është Amerika, vendi i shembullit të demokracisë në botë, ku të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara ligjit, që nga Kryetari i shtetit deri tek qytetari i thjeshtë. Vallë a nuk ka qenë ëndrra e kahershme e popullit tonë të vuajtur shumë në diktaturën komuniste, për një Shqipëri të lirë dhe demokratike ku nuk do të ketë tjetër vetëm sundimi i ligjit?